Djokovic: I trishtuar për atë që ndodhi

Një gjest i shëmtuar edhe pse jo me qëllim, por që ka mjaftuar për të sjellë skualifikimin e numrit 1 në botë për meshkuj, Novak Djokovic. Në raundin e katërt të grand slam të US Open, tenisti serb goditi me top një nga gjyqtarët e linjës, që u dëmtua në qafë. Organizatorët e turneut nju-jorkez skualifikuan tenistin, që humbi të gjitha pikët e grumbulluara deri më tani dhe do të paguajë një gjobë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Djokovic kërkon ndjesë për gjestin: “Gabova, me vjen keq. Duhet të punoj me zhgënjimin tim dhe ta kthej gjithë këtë që ndodhi në një leksion. E gjithë kjo situatë më ka bërë të trishtë dhe ndjej një zbrasëti brenda meje. Për fat, gjyqtarja është mirë, me vjen keq që krijova këtë stres”.
“Gjithcka ndodhi padashje. I kërkoj ndjesë US Open dhe të gjithëve për sjelljen time, falënderoj familjen dhe ekipin tim që kanë qenë pranë meje. Më vjen shumë keq për atë që ndodhi”, thuhet në mesazhin e Djokovic, nervoz që humbi 6-5 një “game” në setin e parë të ndeshjes ndaj spanjollit Carreno Busta.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




