Toronto mposht Boston në sekondën e fundit

Një gjuajtje e saktë nga distanca në sekondën e fundit nga ana e Anunoby (12 pikë e 10 rebound) i dha fitoren skuadrës së Toronto, që mundi 104-103 Boston, duke rihapur garën për në finalet e Konferencës së Lindjes. Skuadra e Celtics po shijonte fitoren, por ndodhi surpriza në sekondën e fundit, me kanadezët që fitojnë gjysmëfinalen e tretë (Boston udhëheq 2-1 me ndeshje).
Loëry me 31 pikë e VanVleet me 25 pikë ishin dy shënuesit më të mirë të ekipit kanadez, kampion në fuqi në NBA. Për Bosotn u dallua Walker me 29 pikë, por që mbetën për statistikë.
Në Perëndim nisin ndeshjet e para gjysmëfinale, me Clippers që fitojnë 120-97 ndaj Denver. Sfidë e komanduar nga skuadra e Clippers, që në pjesën e dytë u shkëput falë 29 pikëve të Leonard, më i miri në fushë. Te Denver mungoi lojtari-lider.
Konferenca e Lindjes, – Gjysmëfinale play off
Milwaukee – Miami, (0-2)
Boston – Toronto, 103-104 (2-1)
Konferenca e Perwndimit, – Gjysmëfinale play off
Clippers – Denver, 120-97 (1-0)
Lakers – Houston,
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




