LeBron James: Çdo ditë mendoj të lë në mes play off-in

Sporte të tjera | 6 vite më parë

LeBron James, ylli i Lakers, ka deklaruar se rikthimi në fushë pas bojkotit që ekipet e NBA-së i bënë fazës play off nuk ka qenë i lehtë për të. Madje ai ka konfirmuar se nuk dëshironte të luante më.

“Në momentin që u ndalëm nisa të reflektoj dhe kuptova se ne lojtarët nuk kishim një plan për të vijuar bojkotin. Pronarët i mirëpritën seriozisht kërkesat tona dhe na dhanë fjalën”, tha LeBron James.

“Që kur kam ardhur këtu në Orlando kam menduar të paktën një herë në ditë se mund të mos luaj më këtë sezon. Mendoj se kjo gjë u ka ndodhur të gjithëve. Vetëm koha do ta tregojë nëse bëmë mirë apo jo dhe se çfarë ndryshimi presim në të ardhmen”, tha James.

“Gjithsesi, mendoj se ato që ndodhën këtu gjatë këtyre ditëve do të mbesin gjithnjë në historinë e sportit. Kjo ishte hera e parë që bënim një gjë të tillë dhe të gjithë na mbështetën”, tha ylli i Lakers.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme