Khabib premton: Kjo do të jetë sfida e vitit në UFC

Më 24 tetor do të zhvillohet eventi UFC-254 në artet marciale mikse, ku përballë njëri-tjetrit në kafaz do të jenë kampioni i botës në peshën e lehtë, i pamposhturi Khabib Nurmagomedov dhe kampioni i përkohshëm, Justin Gaethje.
Një përballje që pritet me padurim nga fansat, teksa të dy sportistët kanë nisur përgatitjet dhe premtojnë spektakël në kafaz. Për t’u konfirmuar është vendi ku do të zhvillohet sfida, në “fight island” në Abu Dhabi apo Las Vegas.
Në një deklaratë për mediat, Khabib Nurmagomedov ka premtuar se kjo përballje do të jetë e jashtëzakonshme. “Ky duel i ka të gjitha premisat që të jetë sfida e vitit në artet marciale mikse. Unë kam ende shumë për t’i treguar botës”, tha rusi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




