Miami befason Milwaukee në gjysmëfinalen e parë

Miami ka fituar 115-104 ndaj Milwaukee në gjysmëfinalen e parë play off mes dy ekipeve në Konferencën e Lindjes, duke udhëhequr 1-0 me ndeshje. Një rezultat disi surprizë, pasi Bucks konsiderohen favoritë, por Heat luajtën më mirë, sidomos në pjesën e dytë.
Antetokounmpo nuk dha më të mirën në fushë (18 pikë e 10 rebound), ndërkohë që për Bucks u dalluan Middleton me 28 pikë e Lopez me 24. Për Miami shkëlqeu Jimmy Butler, që realizoi 40 pikë, mbështetur nga Dragic me 27 pikë.
Situata ende e hapur në Perëndim për sa i përket dy ekipeve të fundit gjysmëfinaliste. Oklahoma fitoi 104-100 ndaj Houston në çerekfinalen e gjashtë, duke barazuar 3-3 serinë e ndeshjeve. Ndeshje ku të dyja ekipet luajtën mirë, por në minutat e fundit triumfoi skuadra e Thudder, falë 28 pikëve të Paul dhe 25 të Gallinari. 32 pikët e Harden për teksanët mbetën për statistikë.
Konferenca e Lindjes, – Gjysmëfinale play off
Milwaukee – Miami, 104-115 (0-1)
Boston – Toronto, (1-0)
Konferenca e Perëndimit, – Çerekfinale play off
Lakers – Portland, (4-1)
Clippers – Dallas, 111-97 (4-2)
Denver – Utah Jazz, 119-107 (3-3)
Houston – Oklahoma, 100-104 (3-3)
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




