Befason Joshua: Brenda 6 raundeve e hedh “KO” Tyson Fury

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Boksieri britanik Anthony Joshua, kampion bote në peshën e rëndë (IBF, WBA, WBO) ka deklaruar se nëse do të duelonte me patriotin e tij Tyson Fury, kampionin tjetër të botës së këtij Divizioni (WBC), do të fitonte me “KO” brenda 6 raundesh.

Dy boksierët shpresojnë që të kryqëzojnë realisht dorezat në një sfidë në vitin 2021, për të unifikuar titujt kampionë bote.

“Unë dua t’ia shtyp kokën.  Mendoj se brenda 6 raundesh do ta hedh atë në tapet. Kam patur një karrierë të shkurtër, ndaj jam më i freksët se ai. Kam qenë edhe në fund të detit kur humba titujt, ndaj di ta përballoj presionin. Për këtë arsye them se do ta nxjerr Fury jashtë loje”, tha Joshua.

Joshua, 23 fitore e 1 humbje në karrierë, pritet të duelojë në fund të këtij viti ndaj bullgarit Kubrat Pulev. Ndërsa Fury, i pamposhtur (30 fitore e 1 barazim), pritet të zhvillojë sfidën e tretë ndaj Deontay Wilder, po këtë vit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme