Djokovic triumfon në Sinsinati

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Tenisti serb Novak Djokovic fitoi turneun Masters të Sinsinati, pas fitores 2-1 (1-6, 6-3, 6-4) ndaj kanadezit Milos Raonic në finale. Një ndeshje që zgjati dy orë dhe u zhvillua në Nju Jork, për shkak të masave që janë marrë aty prej koronavirus.

Për serbin ky është trofeu nr.80 në karrierën e tij, triumfi nr.35 në një turne Masters, duke barazuar rekordin e Nadal. Këtë vit, Djokovic nuk ka humbur ende asnjë ndeshje zyrtare, duke u rikthyer triumfues në fushë 5 muaj pas pushimit të detyruar nga pandemia e Covid-19.

Pas një starti shumë të keq të ndeshjes, fituar me lehtësi nga Raonic, tenisti serb arrin të rikuperojë dhe të përmbysë gjithçka në dy setet e tjera, duke e merituar fitoren dhe konsolidon kreun e renditjes botërore.

Për femra, trofeun e Sinsinati e fitoi tenistja bjelloruse Victoria Azarenka. Në fakt, finalja e femrave nuk u luajt, pasi rivalja e saj, tenistja japoneze Naomi Osaka, nuk zbriti në fushë si pasojë e një dëmtimi në gjurin e majtë. Për Azarenka ky është triufmi nr,26 në karrierë, i parë në një Masters që prej vitit 2016.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme