Novak mund ta mbyllë vitin duke fituar çdo ndeshje, por…

Pandemia e Covid-19 nuk e ndali serinë e fitoreve të tenistit serb Novak Djokovic, që deri më tani nuk ka humbur asnjë ndeshje gjatë vitit 2020, në turnetë zyrtare. Numri 1 në botë aktualisht është kualifikuar për në gjysmëfinalet e turneut Masters të Sinsinati dhe javën e ardhshme do të luajë në grand slam të US Open.
Një nga “armiqtë” e tij mediatikë mbetet australiani Nick Kyrgios, që nuk i ka kursyer edhe këtë herë kritikat në adresë të serbit. “Mendoj se është një tenist i tmerrshëm, shumë i fortë dhe besoj se këtë vit mund ta mbyllë pa asnjë humbje”, tha Gyrgios, që më pas thumbon Djokovic.
“Megjithatë, ai duhet të tregojë pak përulësi karshi të tjerëve, pasi është një lider. Këtë gjë e ka humbur. Të gjithë po thonë se ai e ka pësuar një “humbje”me H të madhe për këto që po bën, pavarësisht rezultateve në humbje. Ai mbetet një humbës”, tha Nick Kyrgios.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




