Djokovic shkon në gjysmëfinalet e Sinsinati, por ndeshjet pezullohen

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Tenisti serb Novak Djokovic është kualifikuar për në gjysmëfinalet e turneut Masters të Sinsinati. Numri 1 në botë për meshkuj mposhti 2-0 (6-3, 6-1) gjermanin Jan Lennard-Struff, në një ndeshje të dominuar dhe fituar me lehtësi nga serbi.

Përballjë Djokovic në gjysmëfinale do të jetë spanjolli Roberto Bautista Agut, që mposhti 2-1 (1-6, 6-4, 6-3) në çerekfinale rusin Daniil Medvedev, kampionin në fuqi.

Ndeshja tjetër gjysmëfinale e turneut Masters të Sinsinati është ajo mes grekut Stefanos Tsitsipas dhe kanadezit Milos Raonic. Greku u kualifikua pas tërheqjes së rivalit amerikan Reilly Opelka në fund të setit të parë, i dëmtuar. Ndërsa Raonic mposhti 2-1 në çerekfinalen e fundit serbin Filip Krajinovic.

Sot turneu do të jetë pushim, pas bojkotit që i bëri gjysmëfinales japonezja Naomi Osaka (ndaj Elise Mertens), që refuzoi të luajë si pasojë e protestave anti-racizëm. Organizatorët nuk e skualifikuan ish-numrin 1 në botë, por vendosën shtyrjen e sfidës. Gjysmëfinalja tjetër për femra është ajo mes Victoria Azarenka dhe Johanna Konta.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme