Leo Messi në Formula 1, Mercedes i bën ofertë “pleshtit”

“Leo, a ke menduar ndonjëherë të vish në Brackley?”
Është kjo fraza e publikuar pak më parë në “Twitter” nga Mercedes, e gjitha e shkruar në një sfond të zi, ngjyra e këtij sezoni e makinës gjermane. Mercedes, makina kampione në Formula 1, duket se i bën një ofertë sulmuesit argjentinas, që ka vendosur të largohet nga Barcelona.
Rrugëtimi i Messi dhe Mercedes u kryqëzua në shkurtin e këtij viti, kur sulmuesi dhe piloti britanik Lewis Hamilton u shpallën fitues të edicionit nr.20 të “Laureus”. Të dy kampionët morën trofeun e “Sportistit më të mirë të vitit 2019”. Kjo ishte hera e parë që çmimi fitohej nga dy persona.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




