Skuadra e Lakers me fanellë speciale në play off dedikuar Kobe

Nëse skuadra e Lakers do të kalojë rivalët e Portland në raundin çerekfinal të play off-it të NBA-së, ka konfirmuar se do të përdorë në turet pasardhëse një fanellë të veçantë në kujtim të legjendës Kobe Bryant, i ndarë nga jeta në janar të këtij viti, pas një aksidenti me helikopter.
Fanella është dizenjuar kohë më parë nga vetë Bryant, madje është veshur nga skuadra në sezonin 2017-2018. Në këtë fanellë janë stampuar në anën anësore 16 yjet, që përfaqësojnë 16 tituj kampionë në NBA. “Nike” do ta prezantojë fanellën në javën e dedikuar Kobe Bryant, ku do të zhvillohen disa evente speciale.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




