Skuadra e Spurs pas 22 vitesh mbetet jashtë play off-it

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Për herë të parë pas 22 sezonesh, skuadra e San Antonio Spurs nuk arrin të kualifikohet për në fazën play off në NBA. Hera e fundit që ndodhte kjo gjë ka qenë sezoni 1996-1997.

Skuadra që drejtohet nga trajneri legjendar Gregg Popovich e mbylli sezonin e rregullt në vendin e 11-të, me 32 fitore e 39 humbje. Në 8 ndeshjet e luajtura në Orlando, ekipi i Spurs arriti 3 fitore e pësoi 5 humbje, duke mos u kualifikuar dot në çerekfinalet e play off-it në Perëndim.

Kjo është hera e parë pas 22 vitesh që San Antonio nuk arrin të fitojë 50% të ndeshjeve të sezonit të rregullt, çka i kushtoi kualifikimin. Nnë këto 22 vite, skuadra e Spurs ka fituar 5 tituj kampionë në NBA, të gjitha me Popovich në stol.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme