WBC vendos premio speciale: White-Povetkin sfidë për “gjerdanin

Më 22 gusht, në Londër, do të zhvillohet dueli i madh i peshave të rënda në boks mes britanikut Dillian Whyte dhe rusit Alexander Povetkin. Për britanikun kjo është një sfidë e rëndësishme, pasi i duhet fitorja për të konfirmuar mandatin e dhënë nga WBC-ja, për të dueluar më pas për titullin kampion bote të këtij Divizioni.
Për këtë arsye, WBC ka vendosur që sfida mes Whyte dhe Povetkin të jetë e vlefshme për “WBC Diamond Belt” (gjerdanin e diamantë), për t’i dhënë më shumë rëndësi kësaj përballje.
“Kjo do të jetë një sfidë e rëndësishme dhe pres një duel të fortë në ring. Ndaj dhe WBC vendosi të japë një gjerdan të veçantë, pasi të dy boksierët e meritojnë një status të tillë, të duelojnë për “gjerdanin e diamantë). Ata janë heronj, janë stërvitur në kushte të vështira për shkak të pandemisë”, tha Mauricio Sulaiman, presidenti i WBC-sw.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




