Halep triumfon në Pragë, Brady “rrëmben” turneun e Lexington

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Tenistja rumune Simona Halep, numri 2 në botë për femra, triumfoi në turneun e Pragës. Ajo mundi 2-0 (6-2, 7-5) në finale belgen Elise Mertens, në një ndeshje të dominuar nga tenistja rumune. Halep ende nuk ka vendosur nëse do të luajë apo jo në turneun e US Open, që nis më 31 gusht.

Në turneun e Lexington, triumfoi tenistja amerikane Jennifer Brady. Një triumf surprizë i tenistes 25-vjeçare, në suksesin e parë në karrierë. Ajo mundi në finale 2-0 (6-3, 6-4) zviceranen Jil Teichamann.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme