NBA i rikthehet normalitetit, sot luhen ndeshjet e para post-Covid

Sporte të tjera | 6 vite më parë

NBA ka publikuar kalendarin e 33 ndeshjeve miqësore që do të luhen gjatë datave 22-28 korrik nga 22 ekipet e NBA-së, të cilat janë të grumbulluara në Orlando. Pikërisht më 30 korrik do të rinisë sezoni 2019-2020 në NBA, i ndërprerë që në mars për shkak të pandemisë Covid-19.

Ekipet ndodhen në Orlando prej dy javësh dhe çdo skuadër do të zhvillojë gjatë kësaj jave tri ndeshje miqësore, para se të rinisë sezoni i rregullt. Katër ndeshjet e para miqësore që do të luhen sot janë: Clippers-Orlando, Denver-Washington, Brooklyn-New Orleans dhe Miami-Sacramento.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme