“Rama 4” nesër në Kuvend, programi qeverisës “Shqipëria 2030” ka tri shtylla kryesore: integrimi, ekonomia dhe mirëqenia sociale

Politikë | 1 vit më parë

Kuvendi do të zhvillojë nesër (18 shtator) seancën plenare maratonë, ku do të prezantohet kabineti i ri qeveritar “Rama 4” dhe programi qeverisës.

Në Konferencën e Kryetarëve, sot u vendos që çdo deputet të ketë nga 10 minuta në dispozicion për të diskutuar mbi programin qeverisës dhe prezantimin e qeverisë, edhe pse opozita nga ana e saj kërkoi debat pa afat kohor. Për Kryeministrin Edi Rama nuk do të ketë kufizim kohor, por si balancim, Rregullorja e Kuvendit parashikon që edhe një përfaqësues i opozitës të ketë të njëjtin minutazh.

Ndërkohë RTSH ka zbardhur programin e qeverisë, i cili ka në themel të tij tri shtylla kryesore: Shqipëria Europiane; Rritja ekonomike e qëndrueshme; si dhe Mirëqenie për të gjithë.

Shtylla I – Shqipëria Europiane

Qeveria parashtron objektivin për përmbylljen e negociatave të anëtarësimit deri në vitin 2027, nënshkrimin e Traktatit të Anëtarësimit në BE deri në vitin 2028 dhe anëtarësimin e plotë në familjen europiane brenda vitit 2030.

Anëtarësimi në Bashkimin Europian
  • Përmbyllim negociatat e anëtarësimit deri në vitin 2027, duke hapur dhe mbyllur të gjithë kapitujt e acquis;
  • Nënshkruajmë Traktatin e Anëtarësimit në BE deri në vitin 2028 dhe mundësojmë ratifikimin në parlamentet kombëtare të vendeve anëtare;
  • Anëtarësohemi plotësisht në BE brenda vitit 2030, duke siguruar akses të barabartë për qytetarët dhe bizneset në tregun e përbashkët;
  • Harmonizojmë plotësisht legjislacionin dhe politikat publike me acquis communautaire, duke përdorur për hërë të parë ne procesin e integrimit inteligjencën artifciale për ta ulur kohën e transpozimit nga 7 në vetëm 2 vite;
  • Rrisim përthithjen e fondeve të BE-së në 1.25 miliardë euro deri në vitin 2030, përmes instrumenteve si RGF dhe IPA III;
  • Rrisim praninë e Shqipërisë në institucionet e BE-së, si anëtarë ose vëzhgues, duke integruar ekspertët tanë në strukturat vendimmarrëse europiane;
  • Forcojmë kapacitetet e administratës publike me trajnim dhe struktura të posaçme për negociatat, duke përgatitur vendin për zbatimin e fondeve strukturore pas anëtarësimit;
  • Konsolidojmë partneritetet strategjike dypalëshe me vendet anëtare për mbështetje politike dhe teknike të anëtarësimit;
  • Rrisim ndërgjegjësimin publik për përftimet e anëtarësimit dhe përgatisim qytetarët e bizneset për akses të plotë në tregun e përbashkët europian.
Shteti digjital dhe siguria kibernetike
  • Përfundojmë transformimin e e-Albania 2.0 sipas modelit “life events”, duke ofruar shërbime proaktive ku shteti shkon te qytetari dhe të personalizuara sipas rrethanave të jetës;
  • Shndërrojmë Diellën në asistenten personale të çdo qytetari dhe biznesi, duke e udhëhequr hap pas hapi në marrjen e shërbimeve elektronike dhe në plotësimin e aplikimeve në e-Albania;
  • Digjitalizojmë të gjitha shërbimet publike në nivel vendor për t’i ofruar në e-Albania, sipas modelit të shërbimeve publike në nivel qendror;
  • Krijojmë një sistem tërësisht të automatizuar të prokurimeve publike me Inteligjencë Artificiale, të ndërveprueshëm edhe me sistemet e Bashkimit Evropian, duke eliminuar korrupsionin, abuzimet dhe ndërhyrjen njerëzore;
  • Krijojmë Dosjen Elektronike Shëndetësore për çdo qytetar, sipas standardeve të BE-së, për shërbim shëndetësor më cilësor dhe me të aksesueshëm;
  • Përdorim inteligjencën artificiale në radiologji për të analizuar imazhet mjekësore në mënyrë të automatizuar, duke ndihmuar mjekët të identifikojnë me shpejtësi dhe saktësi diagnozat (si kanceret në faza të hershme, anomalitë pulmonare apo sëmundjet kardiake), duke ulur normën e gabimeve dhe duke rritur cilësinë e shërbimit shëndetësor;
  • Zbatojmë inteligjencën artificiale në sistemet tatimore dhe doganore për të identifikuar në kohë reale anomalitë, duke rritur transparencën, ulur evazionin dhe përshpejtuar procedurat për qytetarët dhe bizneset;
  • Vendosim Inteligjencën Artificiale në qendër të emergjencave civile kombëtare, duke identifikuar në kohë reale rreziqet (zjarre, tërmete, trafik ajror, trafik tokësor etj.);
  • Vëmë në funksion Portofolin e Identitetit Digjital, me dokumente identifikimi të vlefshme në të gjithë BE-në nga viti 2027;
  • Kthejmë Platformën e Bashkëqeverisjes nga një mekanizëm ndërveprimi në një sistem inteligjent, të fuqizuar nga AI, që analizon automatikisht ankesat, sugjeron zgjidhje ligjore dhe gjeneron rekomandime për reforma – një model në përputhje të plotë me standardet e BE-së për qeverisjen digjitale;
  • Përdorim inteligjencën artificiale mbi të dhënat bujqësore, meteorologjike dhe satelitore, për të krijuar sisteme parashikuese mbi prodhimin dhe cilësinë e të korrave, duke ulur rrezikun nga përmbytjet, thatësirat apo fatkeqësi të tjera natyrore dhe duke garantuar sigurinë ushqimore afatgjatë;
  • Implementojmë European Case Law Identifer (ECLI) në Shqipëri, duke i dhënë çdo vendimi gjyqësor një identifikues unik dhe të krahasueshëm me jurisprudencën evropiane;
  • Hapim epokën e re të shërbimeve konsullore me apostilim elektronik të dokumenteve, në të gjithë hapësirën evropiane, sipas parimit “Once Only”;
  • Krijojmë AI Factory si motorin kombëtar të inteligjencës artificiale për krijimin e zgjidhjeve inovative ne administratën publike, ne ekonomi dhe ne shoqëri;
  • Vijojmë nismën “Government AI Campus”, për ndërtimin e kapaciteteve të nëpunësve civilë në përdorimin etik dhe efektiv të AI, nga shëndetësia deri te arsimi dhe shërbimet ndaj qytetarëve;
  • Ngremë Qendrën Kombëtare të Përpunimit të Lartë (HPC) për analizë të avancuar të të dhënave dhe trajnime të modeleve te inteligjencës artificiale në dispozicion të qeverisë, akademisë dhe sipërmarrjeve, duke vendosur në zemër të zhvillimit kombëtar fuqinë e teknologjisë;
  • Shndërrojmë Portalin e të Dhënave të Hapura në një platformë transparence dhe inovacioni, duke e pozicionuar Shqipërinë si qendër rajonale të ekonomisë së të dhënave;
  • Transformojmë qendrat ADISA në Qendra Rinore të Inovacionit, duke nxitur e zhvilluar aftësi te avancuara digjitale të të rinjve;
  • Shtrijmë rrjetin e Smart Labs në të gjitha shkollat, duke ofruar bazën teknologjike për përdorimin e AI për mësim të personalizuar dhe simulime edukative, në përputhje me standardet e BE-së për laboratorë inovativë në arsim;
  • Nisim projektin kombëtar për Smart City, duke e kthyer çdo qytet në një organizëm inteligjent, ku të dhënat mblidhen dhe analizohen në kohë reale për trafikun, sigurinë, energjinë dhe emergjencat. Qyteti do të bëhet një hapësirë ku teknologjia i paraprin nevojave të përditshme të qytetarëve;
  • Shtrijmë GovNet Broadband në të gjithë vendin duke garantuar lidhje të sigurt mes sistemeve qeveritare në mbarë territorin dhe ngremë Qendrën e Vazhdueshmërisë dhe Rimëkëmbjes së Punës (Business Continuity and Data Recovery Center – BCC/DRC) për të garantuar vazhdimësinë e shërbimeve në 99.9% të kohës;
  • Forcojmë mbrojtjen kibernetike kombëtare përmes përdorimit të platformave të avancuara të monitorimit te dark web-it dhe inteligjencës së kërcënimeve, duke e shndërruar Qendrën Qeveritare Operacionale të Sigurisë në një Qendër të Inovacionit për Sigurinë Kibernetike.
Administrata publike, antikorrupsioni dhe transparenca
  • Kalojmë drejt një administrate “pa letër”, duke reduktuar ndjeshëm përdorimin e dokumentacionit fzik dhe duke avancuar digjitalizimin e plotë të komunikimit ndërinstitucional dhe me qytetarët;
  • Transformojmë Sistemin e Burimeve Njerëzore përmes digjitalizimit tërësor të proceseve dhe inteligjencës artificiale, duke automatizuar pagat, vlerësimin e performancës dhe parashikimin e nevojave për zhvillim kapacitetesh;
  • Thellojmë reformën në shërbimin civil për të garantuar rekrutime transparente dhe meritokratike, përmes një portali unik rekrutimi dhe një asistenti digjital 24/7 për aplikimet;
  • Përqendrohemi te parandalimi i korrupsionit, përmes ngritjes së një sistemi të identifikimit, vlerësimit dhe minimizimit të rreziqeve të korrupsionit në prona, tatime, dogana, shëndetësi, arsim, prokurime dhe kontrata publike;
  • Shndërrojmë platformën “Transparent Albania” në portën unike më të besuar të transparencës mbi shpenzimet dhe projektet publike, duke vënë në përdorim inteligjencën artificiale për të gjurmuar automatikisht të dhënat publike, monitoruar proceset dhe forcuar llogaridhënien;
  • Zbatojmë Prokurimin Smart, një nga sistemet e para në Evropë me motor të inteligjencës artificiale dhe procese të robotizuara.
Drejtësia dhe të drejtat themelore
  • Fuqizojmë standardet e reformës në drejtësi, duke rishikuar legjislacionin sipas detyrimeve të ndërmarra në kuadër të negociatave me BE-në;
  • Miratojmë Kodin e ri Penal dhe Kodin e ri Civil, të përafruar me standardet e BE-së;
  • Funksionalizojmë Sistemin e Integruar të Menaxhimit të Çështjeve Gjyqësore në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë deri në vitin 2028, duke përfshirë module të inteligjencës artificiale për menaxhimin e çështjeve;
  • Modernizojmë infrastrukturën gjyqësore, me ndërtimin dhe rikonstruksionin e gjykatave e prokurorive sipas standardeve më të mira në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimeve ofruar qytetarëve;
  • Zbatojmë Masterplanin e Burgjeve dhe përmirësojmë kushtet e të paraburgosurve dhe të dënuarve, duke reduktuar recidivizmin;
  • Hapim Institutin për Edukimin dhe Rehabilitimin e të Miturve, duke ndërtuar një sistem të drejtësisë penale për të mitur sipas standardeve europiane.
Politika e jashtme dhe diaspora
  • Thellojmë partneritetet strategjike dypalëshe me SHBA dhe vendet e BE-së për të përshpejtuar anëtarësimin e Shqipërisë në BE deri në 2030; konsolidojmë partneritetin me Turqinë dhe Mbretërinë e Bashkuar në energji, siguri, teknologji dhe bujqësi;
  • Organizojmë me sukses Samitin e NATO-s në Tiranë (2027) dhe forcojmë profilin rajonal të Shqipërisë si garant i stabilitetit;
  • Zgjerojmë rrjetin diplomatik me të paktën 10 përfaqësi të reja deri në 2029 dhe konsolidojmë rolin e atasheve ekonomikë;
  • Ngremë një “One-Stop Shop” për investitorët e huaj;
  • Dyfishojmë investimet e huaja direkte dhe rrisim eksportet me mbi 10% mesatarisht në vit, përmes diplomacisë ekonomike;
  • Promovojmë identitetin shqiptar në arenën ndërkombëtare përmes diplomacisë kulturore dhe shkencore, duke forcuar imazhin e Shqipërisë si vend europian dhe modern.
Mbrojtja dhe siguria kombëtare
  • Shtojmë dhe forcojmë burimet njerëzore të Forcave të Armatosura, si një rezervë kombëtare e kapitalit njerëzor duke vendosur në qendër aftësitë dhe etikën luftarake, ekselencën akademike, disiplinën, kulturën e gjithanshme, vetëdijen historike dhe patriotizmin. Paga e ushtarakëve, aktualisht më e larta në rajon, do vijojë të rritet dhe do të arrijë mesataren e NATO-s në vitin 2029;
  • Zhvillojmë industrinë ushtarake «Made in Albania» për prodhimin e municioneve, armatimit të lehtë, mjeteve të blinduara, mjeteve të emergjencave civile dhe sistemeve pa pilot, duke e shndërruar vendin në një qendër rajonale të industrisë së mbrojtjes. Zgjerojmë gjithashtu kapacitetet detare me tre anije të reja dhe modernizojmë flotën ekzistuese;
  • Modernizojmë dhe zhvillojmë infrastrukturën kritike duke përmbyllur brenda vitit 2029: investimet në Korridorin VIII-të për mobilitetin e Aleancës, me pikënisje në Porto-Romano; kantierin e Spitalit të Traumës; Shkollën e Aviacionit në Vlorë; Kampusin e Ri të Akademisë së Forcave të Armatosura; Kompleksin e Inovacionit Ushtarak në Bërzhitë dhe Poligonin Ndërkombëtar në Bizë. Vijojmë gjithashtu programin kombëtar të infrastrukturës parandaluese duke rikualifikuar ura, diga dhe prita lumore;
  • Fuqizojmë mbrojtjen civile duke investuar në dy avionë zjarrfikës, flotë të përforcuar tokësore dhe katër qendra të reja rajonale të emergjencave civile. Forcojmë aftësitë reaguese në territor me zgjidhje inovative, sisteme inteligjente dhe jetësimin e numrit kombëtar/ndërkombëtar 112;
  • Dixhitalizojmë mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare: duke nisur nga mbrojtja kibernetike, kapacitetet anti-dron, sistemet e komandim kontrollit dhe deri tek sistemet satelitore, inovacioni do të jetë në qendër të investimeve modernizuese në të gjithë spektrin e aktivitetit ushtarak dhe civil, në veçanti për sa i përket përsosjes së inteligjencës ushtarake, mbrojtjes civile dhe sistemeve të luftimit.
Siguria publike
  • Përafrojmë legjislacionin me të gjithë kuadrin e BE-së kundër krimit të organizuar, trafikimit, pastrimit të parave, terrorizmit dhe krimeve ndaj të miturve;
  • Funksionalizojmë projektin “Smart City” si Qendër operacionale Unike: Rrjet i integruar kamerash/sensorësh, dronë dhe aplikacione ndërvepruese; ulet koha mesatare e reagimit policor në ≤7 minuta në 20 qytete deri në 2030;
  • Rritim sigurinë rrugore: 30% më pak fatalitete deri në 2030 përmes monitorimit inteligjent, edukimit dhe ndërhyrjeve infrastrukturore që shpëtojnë jetë;
  • Kontrollojmë territorin me Hartën Digjitale të Kriminalitetit, përdorim sistematik i dronëve/satelitëve dhe sanksione efektive kundër informalitetit dhe ndërtimeve pa leje – nga sinjalizimi, te pezullimi e prishja, me gjurmueshmëri të plotë e pa subjektivizëm;
  • Operacionializojmë plotësisht Zyrën e Rikuperimit të Aseteve dhe kthejmë pasuritë kriminale në investime komunitare, si: shkolla, qendra rinore, hapësira publike;
  • Modernizojmë identitetin digjital dhe dokumentet biometrike: Pasaporta të reja me elementë sigurie të avancuar dhe e-Tracking; digjitalizojmë Arkivën e Gjendjes Civile dhe krijojmë regjistër të unifikuar adresash (përfshirë diasporën);
  • Menaxhojmë kufijtë dhe migracionin sipas standardeve të Schengen-it: Model ‘Një ndalesë’ në Pikat Kufitare; ndërtojmë plane kontigjence dhe ngremë Qendër të dedikuar për të Miturit e Huaj të Pashoqëruar;
  • Forcojmë reagimin ndaj zjarreve: Ngremë Qendrën e Përbashkët të Koordinimit për stacionet zjarrfikëse dhe Qendrën Kombëtare të Trajnimit, për veprime ndërinstitucionale në kohë reale, stërvitje sezonale dhe zbulim të hershëm të zjarreve me teknologji inteligjente.

Shtylla II – Rritja ekonomike e qëndrueshme

Rritja ekonomike e qëndrueshme është shtylla e dytë e programit të qeverisë socialiste, e cila do të mbështetet në një sërë komponentësh, sikurse janë: financat publike, kthimi i potencialit energjetik në avantazh kombëtar, përmirësimi i shërbimeve publike përmes teknologjisë, zhvillimi i infrastrukturës për hapjen e korridoreve të reja tregtare, mbështetja e ndërmarrjeve të vogla e të mesme, rritja e numrit dhe cilësisë së turistëve, si dhe zhvillimi rural e bujqësor me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore.

Financat publike dhe politika fiskale
  • Rrisim të ardhurat për frymë për qytetarët me rreth 40%, duke i çuar në 15.000 euro deri në vitin 2029;
  • Vijojmë me rritjen ekonomike me rreth 4% në vit duke e çuar prodhimin e brendshëm bruto në 35 miliardë euro deri në fund të mandatit;
  • Vijojmë me konsolidimin fiskal, duke reduktuar gradualisht deficitin buxhetor dhe duke ulur borxhin publik;
  • Do të vijohet me rritjen e shpenzimeve të drejtpërdrejta të Qeverisë për mbrojtjen sociale për të garantuar dinjitet dhe mbështetje për të gjithë qytetarët në nevojë;
  • Ruajmë stabilitetin e çmimeve dhe objektivin e inflacionit prej 3% të synuar nga Banka e Shqipërisë;
  • Ruajmë stimul fiskal në ekonomi përmes mbajtjes së një niveli të qëndrueshëm investimesh rreth 5% të PBB-së;
  • Rrisim të ardhurat tatimore me mbi 30 miliardë lekë në vit përmes zgjerimit të bazës tatimore pa rritur barrën fiskale, digjitalizimit të shërbimeve si dhe vazhdimit të luftës ndaj informalitetit;
  • Çelim një kapitull të ri bashkëpunimi me sipërmarrjen shqiptare përmes marrëveshjeve disavjeçare të lehtësimit tatimor dhe nxitjes së deklarimeve të rregullta duke zbatuar “Paqen Fiskale” 2026–2029: faljen e detyrimeve tatimore më të vjetra se 10 vjet; skemën e ripagimit të borxheve të 10 viteve të fundit me përqindje të reduktuara;
  • Vijojmë me politikën e taksës 0% për bizneset e vogla deri në vitin 2029;
  • Zbatojmë reformën e taksës mbi pasuritë e paluajtshme, duke kaluar në një sistem të ri të bazuar në vlerën reale të tregut përmes përditësimit të çmimeve, rivlerësimit masiv të pasurive dhe Kadastrës Fiskale;
  • Rishikojmë Skemën e TVSH-s për fermerët bazuar në praktikat më të mira të BE me një efekt financiar prej rreth 1.5 mld lekë/vit transfertë direkte tek fermerët;
  • Përafrim të plotë të legjislacionit tatimor/doganor me direktivat e BE, duke garantuar Interoperabilitetin me vendet e Unionit;
  • Krijojmë Këshillin Fiskal si një institucion të pavarur për vlerësimin e qëndrueshmërisë së financave publike dhe respektimit të rregullave fiskale;
  • Modernizojmë financat vendore;
  • Përmirësojmë sistemin financiar të qeverisë.
Politikat për biznesin
  • Mobilizojmë mbi 2 mld € kredi dhe garanci për bizneset, përmes Bankës së Shqipërisë dhe Bankës Shqiptare të Zhvillimit, për të rritur investimet dhe prodhimin vendas;
  • Miratojmë dhe zbatojmë Strategjinë Kombëtare Industriale për transformimin ekonomik të Shqipërisë, duke vendosur bazat për një ekonomi më konkurruese dhe moderne, e duke orientuar politikat dhe fondet drejt sektorëve që gjenerojnë vlerë të shtuar;
  • Me Paketën e Maleve mundësojmë zhvillimin e investimeve në zonat malore duke lehtësuar marrjen e lejes së ndërtimit për poseduesit që duan të investojnë, si dhe zgjidhim marrjen e dokumenteve për pronën e familjeve. Për 500 sipërmarrësit e parë përftues, nga paketa, taksat do të jene zero dhe TVSH zero për 10 vitet e para;
  • Ngremë ‘Credit Bureau’ për të ulur riskun e kreditimit;
  • Heqim çmimet e referencës për importet nga BE, për ulje kostosh dhe lehtësim tregtie;
  • Nxisim investimet me rregulla të qarta e të harmonizuara, me procedura të thjeshta dhe transparencë për investitorët vendas e të huaj;
  • Zbatojmë Strategjinë e Specializimit Inteligjent (S3), me buxhet 1.18 miliardë euro, për të orientuar fondet kombëtare dhe ato të BE-së drejt fushave me avantazh konkurrues, duke mundësuar rritje të qëndrueshme, më shumë projekte inovative dhe integrim të plotë me tregjet evropiane;
  • Përafrojmë ligjet me standardet e BE-së, për mbrojtjen e patentave, markave dhe të drejtave të autorit, duke garantuar klimë të sigurt investimi, mbrojtje për produktet dhe shërbimet shqiptare dhe shpërblim për punën, talentin e shpikjet, si në çdo vend të BE-së;
  • Miratojmë Politikën Kombëtare për NMV-të, u japim sipërmarrjeve shqiptare akses më të lehtë në kredi dhe fonde zhvillimi, duke rritur produktivitetin dhe transparencën, si dhe duke depërtuar më lehtë në tregjet ndërkombëtare. Kjo reformë nxit qëndrueshmërinë e bizneseve, krijon më shumë punësim lokal dhe rrit bazën prodhuese të vendit, duke i kthyer Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme në bazën e mirëqenies së çdo familjeje shqiptare;
  • Realizojmë Programin Kombëtar për Mbështetjen e Biznesit në Tregun Unik Europian me qëllim orientim dhe asistencë për eksportuesit shqiptarë në përputhje me rregullat e BE-së;
  • Përmirësojmë infrastrukturën institucionale të kontrollit të cilësisë dhe lidhjen me sistemet e BE-së që certifikatat shqiptare të njihen në mbarë BE-në;
  • Forcojmë mbrojtjen e konsumatorit dhe sigurinë e produkteve përmes një kuadri të ri ligjor, të përafruar me standardet e BE-së;
  • Reformojmë Këshillin Ekonomik Kombëtar në Këshill Kombëtar Ekonomiko-Social, për përfshirje më të gjerë të partnerëve socialë dhe sektorit privat;
  • Reformojmë sistemin e dhomave të tregtisë në Dhomë Ekonomike Kombëtare për përfaqësim të integruar të biznesit;
  • Riorganizojmë të gjithë sistemin e inspektorateve për ta bërë më transparent, më efikas dhe më miqësor për biznesin, duke shmangur abuzimet dhe kontrollin e panevojshëm.
Inovacioni dhe teknologjia
  • Trefishojmë fondet për startup-et dhe krijimin e inkubatorëve dhe akseleratorëve të rinj, duke fuqizuar sipërmarrësit e rinj dhe duke zgjeruar ekosistemin kombëtar të inovacionit;
  • Zhvillojmë instrumentet e financimit alternativ, përmes “crowdfounding” fondeve korporative dhe investimeve engjëllore (Business Angels), të mbështetura nga trajtim fiskal i dedikuar dhe kuadër ligjor i posaçëm;
  • Vendosim detyrimin kërkim dhe zhvillim (R&D) për bizneset e mëdha, si mekanizëm për të nxitur inovacionin dhe konkurrueshmërinë;
  • Vëmë në funksion sistemin “AI-Assisted Investment Matching”, që lidh automatikisht investitorët me startup-et më premtuese sipas potencialit ekonomik dhe ndikimit social;
  • Krijojmë programe të veçanta për diasporën, për tërhequr profesionistë dhe ekspertizë, duke ndërtuar ura mes talenteve jashtë vendit dhe mundësive ekonomike në Shqipëri;
  • Forcojmë ekosistemin e startup-eve edhe jashtë Tiranës, duke krijuar kushte zhvillimi për sipërmarrjen në qytetet e vogla dhe zonat rurale;
  • Zhvillojmë programe për inkubatorë dhe akseleratorë me fokus në teknologjitë e gjelbra dhe transformimin dixhital, duke synuar një zhvillim të qëndrueshëm;
  • Zgjerojmë teknoparqet në qytete të tjera të vendit, duke ofruar infrastrukturë dhe lehtësi fiskale për bizneset inovative;
  • Ngremë Parqe Eko-Industriale (eficiencë energjetike, riciklim, ekonomi qarkulluese) si qendra të reja prodhimi me paga më të larta;
  • Krijojmë rrjetin NITTO të Zyrave të Transferimit të Teknologjisë dhe Inovacionit për lidhjen universitet–kërkim–biznes;
  • Ngremë Qendrat e Ekselencës në Nanoteknologji dhe Shkenca Biomarine për kërkim të aplikueshëm, patenta dhe vende pune të kualifikuara;
  • Hartojmë dhe miratojmë ligjin për tregjet e kripto-aseteve, të përafruar me rregulloret më të fundit të BE-së, për të garantuar siguri dhe transparencë në financa;
  • Çelim tregun për tokenizimin e aseteve të prekshme (prona, energji, bujqësi), duke krijuar mundësi të reja investimi vendase dhe të huaja;
  • Aplikojmë “utility tokens” për pagesa të sigurta e transparente në shërbime publike si ujë, energji, transport dhe taksa;
  • Zbatojmë Programin Kombëtar “Cashless Albania 2028”, për ta shndërruar vendin në një ekonomi plotësisht digjitale, ku çdo transaksion është pa cash, më i shpejtë dhe më transparent;
  • Krijojmë asistentin virtual për bizneset, për të lehtësuar integrimin në tregun evropian, duke ofruar akses në legjislacionin e BE-së, udhëzime mbi eksportet, hapjen e bizneseve dhe fondet e BE-së;
  • Zhvillojmë asistentin virtual për administratën publike, i cili orienton institucionet mbi përafrimin e legjislacionit dhe procesin e negociatave me BE;
  • Bëjmë Shqipërinë vendin e parë në Europë që përdor inteligjencën artificiale për integrimin në BE, përmes modelit të zhvilluar nga AKSHI dhe Microsoft, duke harmonizuar legjislacionin shqiptar me atë të BE-së në vetëm 2 vite;
  • Krijojmë Qendrën e Rezervimit të të Dhënave (Data Recovery Center), për të garantuar sigurinë e informacionit dhe reziliencën e sistemeve elektronike.
Puna dhe kapitali njerëzor
  • Transformojmë shërbimet e punësimit me sistem të zgjuar orientimi karriere dhe platformë të dedikuar për emigrantët që duan të rikthehen e të punojnë në Shqipëri;
  • Ulim papunësinë e përgjithshme në 6% deri në 2030 dhe papunësinë e të rinjve nën 15%;
  • Paga minimale në 500 euro deri në 2026, me 18 muaj pa asnjë taksë shtesë për punëmarrësit me paga të ulëta;
  • Paga mesatare kombëtare 1,000 € deri në 2030; në sektorin publik 1,200 €;
  • Garancia Rinore ofron punë, trajnim ose arsim për mbi 40,000 të rinj brenda 4 muajve nga regjistrimi;
  • Forcojmë barazinë në paga dhe politikat aktive për punësimin e grave;
  • Zgjerojmë modelin dual të arsimit profesional në partneritet me biznesin dhe certifikim ndërkombëtar të kualifikimeve;
  • Deri në 2030, 1 në 3 nxënës ndjek arsimin profesional; shkollat profesionale kthehen në qendra multifunksionale me konvikte moderne dhe kurse afatshkurtra për profesione të kërkuara;
  • Garantojmë kushte të barabarta pune, trajtim dinjitoz, sistem social të qëndrueshëm dhe të besueshëm;
  • Vijojmë me nënshkrimin e marrëveshjeve bilaterale për njohjen e pensioneve, duke siguruar kushte të barabarta pune dhe mbrojtje sociale të plotë për shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë vendit;
  • Ndërtojmë programe të dedikuara për diasporën për rikthim të talenteve, transferim ekspertize dhe ndërmjetësim punësimi në sektorët prioritarë.
Infrastruktura moderne
  • Ndërtim dhe modernizim i rrjetit rrugor kombëtar
    • Ndërtojmë 700 km rrugë të reja deri në vitin 2029, duke kompletuar rrjetin kombëtar me standarde modern;
    • Përfundojmë segmentet kyçe të Korridorit Blu: Milot-Balldren, Milot–Thumanë, Kashar–Peze–Lekaj dhe Lekaj–Konjat–Fier, duke krijuar një bosht të ri të zhvillimit kombëtar;
    • Ndërtojmë segmentin ndërlidhës të Bypass-it të Elbasanit, që bashkon autostradën Tiranë–Durrës me Korridorin VIII në drejtim të Lekajt, duke krijuar një lidhje të plotë dhe funksionale mes boshtit perëndimor dhe korridoreve transeuropiane;
    • Përfundojmë Rrugën e Bregut (Dhërmi–Sarandë), së bashku me Bypass-in e Sarandës dhe Rrugën e Ksamilit, duke garantuar akses të plotë dhe zhvillim turistik të qëndrueshëm në rivierën shqiptare;
    • Realizojmë Unazën e Çajupit (Gjirokastër–Libohovë–Kardhiq), duke krijuar një lidhje të re funksionale mes jugut të brendshëm dhe rrjetit kombëtar;
    • Përmbyllim Rrugën e Vjosës (Ersekë–Përmet–Tepelenë), duke shndërruar luginën në një korridor zhvillimi dhe lidhur juglindjen me jugun;
    • Ndërtojmë aksin Berat–Skrapar–Gramsh, duke hapur mundësi të reja turistike dhe ekonomike në Shqipërinë e Mesme;
    • Realizojmë Rrugën e Liqeneve (Rrëshen–Burrel), duke shtuar aksesin dhe ndërlidhjen e Dibrës me rrjetin kombëtar;
    • Përmbyllim Rrugën e Maleve (Vau i Dejës–Pukë–Fushë Arrëz), duke garantuar lidhje më të shpejta e më të sigurta për veriun e thellë dhe duke gjeneruar zhvillim të qëndrueshëm.
  • Qendër Kombëtare e Monitorimit të Trafikut
    • Zgjerojmë kapacitetin e QKMT me 1,200 km rrugë të monitoruara deri në vitin 2029, për një lëvizshmëri më të sigurt, efikase dhe dixhitale.
  • Transport hekurudhor i ringjallur
    • Operacionalizojmë linjës Tiranë–Durrës–Rinas me flotë të re EMU;
    • Ndërtojmë segmentin Tiranë Qendër–PTT dhe linjës Sukth–Porto Romano;
    • Garantojmë ndërlidhjen rajonale me projektet Vorë–Hani i Hotit, Durrës–Rrogozhinë dhe Rrogozhinë–Pogradec, me investime mbi 800 milionë euro;
    • Ndërtojmë linjën Vlorë–Via dhe vendosja në operim e një flotë moderne me standarde europiane.
  • Rrjet kombëtar transporti publik dhe i gjelbër
    • Ngremë shoqërisë shtetërore MobAl si Agjenci Kombëtare për Transportin Publik, që në fazën fillestare ofron shërbime në 7 itinerare turistike kombëtare dhe ofron transport publik shkollor në tre zona të vendosura strategjikisht në veri, jug dhe juglindje, aty ku nxënësit kanë vështirësi në aksesimin e shkollës, duke garantuar mundësi të barabarta arsimimi për çdo fëmijë;
    • Vëmë në funksion e një flotë prej rreth 100 autobusësh elektrikë, me standarde të reja sigurie, efikasiteti dhe respekti për mjedisin;
    • Implementojmë sistemet elektronike të biletave dhe GPS/AVL, Ndërtojmë 700 km rrugë të reja deri në vitin 2029, duke kompletuar rrjetin kombëtar me standarde moderne;
    • Përfundojmë segmentet kyçe të Korridorit Blu: Milot-Balldren, Milot–Thumanë, Kashar–Peze–Lekaj dhe Lekaj–Konjat–Fier, duke krijuar një bosht të ri të zhvillimit kombëtar;
    • o Ndërtojmë segmentin ndërlidhës të Bypass-it të Elbasanit, që bashkon autostradën Tiranë–Durrës me Korridorin VIII në drejtim të Lekajt, duke krijuar një lidhje të plotë dhe funksionale mes boshtit perëndimor dhe korridoreve transeuropiane.
    • Përfundojmë Rrugën e Bregut (Dhërmi–Sarandë), së bashku me Bypass-in e Sarandës dhe Rrugën e Ksamilit, duke garantuar akses të plotë dhe zhvillim turistik të qëndrueshëm në rivierën shqiptare;
    • Realizojmë Unazën e Çajupit (Gjirokastër–Libohovë–Kardhiq), duke krijuar një lidhje të re funksionale mes jugut të brendshëm dhe rrjetit kombëtar;
    • Përmbyllim Rrugën e Vjosës (Ersekë–Përmet–Tepelenë), duke shndërruar luginën në një korridor zhvillimi dhe lidhur juglindjen me jugun;
    • Ndërtojmë aksin Berat–Skrapar–Gramsh, duke hapur mundësi të reja turistike dhe ekonomike në Shqipërinë e Mesme;
    • Realizojmë Rrugën e Liqeneve (Rrëshen–Burrel), duke shtuar aksesin dhe ndërlidhjen e Dibrës me rrjetin kombëtar.
    • Përmbyllim Rrugën e Maleve (Vau i Dejës–Pukë–Fushë Arrëz), duke garantuar lidhje më të shpejta e më të sigurta për veriun e thellë dhe duke gjeneruar zhvillim të qëndrueshëm.
  • Portet dhe infrastruktura detare
    • Ndërtojmë Portin e ri tregtar të Porto Romanos, të integruar me rrjetin hekurudhor;
    • Zbatojmë Masterplanin e marinave turistike për Sarandën, Vlorën dhe Kepin e Rodonit.
  • Transport ajror
    • Përfundojmë certifikimin dhe operimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës;
    • Hapim Aeroportin e Jugut (Gjirokastër), duke zgjeruar rrjetin ajror kombëtar;
    • Zgjerojmë kapacitetet e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës s (VIA) për të rritur trafikun e pasagjerëve dhe numrin e destinacioneve ndërkombëtare;
    • Themelojmë Akademinë e Aviacionit, të parën në vend, si qendër kombëtare për përgatitjen e pilotëve, teknikëve dhe specialistëve, duke i dhënë Shqipërisë kapacitetet njerëzore që e bëjnë një aktor të plotë dhe konkurrues në qiellin europian.
  • Transport i gjelbër dhe i qëndrueshëm
    • Investime të dedikuara për flota elektrike, stacione karikimi dhe mobilim urban të autostradave, për një qarkullim më të sigurt e estetik, me fokus në uljen e ndotjes dhe rritjen e efikasitetit energjetik.
  • Ujë të pijshëm 24 orë dhe kanalizime moderne
    • Furnizim 24 orë me ujë të pijshëm në 100% të zonave urbane dhe në mbi 80% të zonave rurale deri në vitin 2030;
    • Krijojmë Operatorin Shtetëror të Prodhimit të Ujit si strukturë kombëtare të unifikuar që administron burimet ujore, garanton cilësi, mbrojtje dhe qëndrueshmëri afatgjatë;
    • Shpërndarja dhe furnizimi konsolidohen si funksion duke siguruar mirëmbajtjen e rrjeteve dhe reduktimin e humbjeve, ndërsa konsumatori merr shërbim transparent, faturim korrekt dhe shërbim efikas;
    • Digjitalizim i plotë i shërbimeve përmes sensorëve, monitorimit në kohë reale dhe inteligjencës artificiale, duke garantuar kontroll modern dhe menaxhim të integruar.
Turizmi
  • Orientojmë politikat dhe investimet në turizëm të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës;
  • Krijojmë, menaxhojmë dhe brandojmë Shqipërinë në 6 rajone turistike sipas strategjisë Shqipëria Turistike 2030, duke garantuar ofertë të diversifkuar dhe standarde të larta ndërkombëtare;
  • Transformojmë Portin e Durrësit në një qendër moderne për kroçera dhe jahte luksoze;
  • Ndërtojmë 20 marina të reja nga Velipoja në veri deri në Ksamil në jug, duke e bërë Shqipërinë një destinacion lider për turizmin detar në Mesdhe;
  • Dyfishojmë netqëndrimet turistike, duke gjeneruar mbi 6.6 miliardë euro të ardhura vjetore deri në vitin 2030;
  • Zhvillojmë turizmin malor në Alpe dhe zona natyrore, duke e bërë Shqipërinë destinacion për sporte dimërore dhe eksperienca unike;
  • Investojmë në promovimin e siteve të trashëgimisë kulturore dhe dixhitalizimin e kalendarëve kulturorë, duke e bërë Shqipërinë një “muze të hapur”;
  • Konsolidojmë infrastrukturën logjistike për të kthyer Shqipërinë në një pol të konferencave, panaireve dhe ekspozitave ndërkombëtare;
  • Relizojmë Platformën Digjitale të Integruar të Turizmit, që përfshin:
    • Regjistrin kombëtar digjital të turizmit për sipërmarrjet;
    • Platformën e-Visitor për regjistrimin elektronik në kohë reale të vizitorëve;
    • Sistemin elektronik të të dhënave në turizëm për statistika të sakta dhe vendimmarrje më efikase;
  • Themelojmë Akademinë Ndërkombëtare të Turizmit dhe Mikpritjes, në bashkëpunim me UN Tourism, për të formuar brezin e ri të profesionistëve;
  • Sigurojmë një administrim më të drejtë të plazheve, duke garantuar më shumë hapësira publike dhe qetësi për pushuesit.
Bujqësia dhe zhvillimi rural
  • Mbështesim prodhimin bujqësor me objektivin që eksportet bujqësore dhe peshkimi/akuakultura të arrijnë 1 miliard € deri në 2030;
  • Program i posaçëm për perimet në sera dhe kulturat me vlerë të lartë, të lidhura me tregun e BE-së dhe turizmin;
  • Ndërtojmë 5 qendra moderne për ruajtjen/përpunimin e produkteve të freskëta, të lidhura me tregun vendas dhe kanalet HORECA/turizëm;
  • Shtojmë 1,000 ha serra të reja për prodhim dhe eksport gjithëvjetor;
  • Ndërtojmë markata moderne të peshkut dhe pika të reja tregtimi, duke fuqizuar peshkimin dhe duke krijuar destinacione turistike për produktet e detit;
  • Zbatojmë menaxhim të qëndrueshëm të resurseve: planet e menaxhimit në Adriatik, zona të përcaktuara të akuakulturës në det e ujëra të brendshme; 20,000 t/vit akuakulturë detare dhe 10,000 t/vit në ujërat e brendshme deri në 2030;
  • Digjitalizojmë kontrollin e peshkimit; reformojmë inspektimin dhe transformojmë OMP-të në Organizata Prodhuese (OP) sipas modelit të BE-së;
  • Garantojmë sigurinë ushqimore, veterinarinë dhe mbrojtjen e bimëve nëpërmjet përafrimit të plotë ligjor e institucional dhe modernizimit të laboratorëve;
  • Zgjerojmë investimet në rrjetin laboratorik rajonal dhe në PIK, si dhe rrisim kapacitetet njerëzore në ISUV dhe rolin e institucionit në funksion të kontrollit zyrtar;
  • Reformojmë sistemin e Inspektimit dhe Kontrollit edhe në kuadër të ligjit të ri të inspektimit, duke e përafruar inspektimin me standardet dhe protokollet e BE-së;
  • Ndërtojmë bazat e të dhënave digjitale dhe platformën kombëtare për bujqësinë e zgjuar: integrim i të dhënave të fermave, laboratorëve, klimës dhe satelitëve; AI për parashikime të prodhimit, zbulim të hershëm të sëmundjeve dhe këshillim të personalizuar për fermerët;
  • Vëmë në funksion në gjithë vendin sistemin e të dhënave për kontabilitetin e fermave, informacionin për çmimet e produkteve bujqësore si edhe standardet e tregtimit për të gjitha llojet e produkteve bujqësore;
  • Aplikojmë përdorimin e dronëve për mbrojtje të lokalizuar të bimëve, duke ulur përdorimin e pesticideve dhe mbetjeve në produkte, duke siguruar cilësi më të lartë dhe një bujqësi më të qëndrueshme;
  • Ofrojmë mbështetje direkte dhe investime me rreth 100 mln €/vit sipas praktikave të CAP; kondicionalitet për mjedisin, higjienën, gjurmueshmërinë dhe mirëqenien e kafshëve; 150,000 fermerë përftues të regjistruar në shkallë vendi;
  • Kalojmë nga ferma e vogël tradicionale te ferma moderne e lidhur me tregun nëpërmjet “Contract Farming”, nxitjen e krijimit të SHBB/kooperativa dhe modeleve të ekonomisë së shkallës duke filluar pilotimin në 5 bashki;
  • Zbatojmë programin sektorial për bagëtitë e imta: kushte mbarështimi, produktivitet, certifikim i produkteve autoktone për tregjet e BE-së;
  • Përfundojmë 100% ujitjen e tokës bujqësore: nga 270,000 ha sot në 360,000 ha deri në 2030; modernizim në 290,000 ha, shtim përmes stacioneve të pompimit në 70,000 ha;
  • Rindërtojmë dhe modernizojmë rreth 250 diga, duke rikthyer në parametra optimalë të kullimit afërsisht 280,000 hektarë tokë bujqësore; ndërtojmë edhe 150 kilometra struktura mbrojtëse kundër përmbytjeve dhe gërryerjes në lumenjtë kryesorë;
  • Riorganizojmë Ekstensionin dhe QTTB-të në qendra të këshillimit dhe transferimit të dijes, duke u mbështetur te praktikat më të mira dhe teknologjia.
Energjia
  • Përafrojmë ligjin e sektorit të energjisë me Paktën e Integrimit të Energjisë të BE-së, për një sektor me vizion të qartë drejt integrimit në tregu Europian;
  • Përmirësojmë rrjetin e shpërndarjes me investime të koordinuara të OST dhe OSSH duke garantuar furnizim të qëndrueshëm me energji për zonat me intensitet të lartë zhvillimi;
  • Ulim humbjet në shpërndarje në më pak se 12% bazuar në teknologjitë e reja të matjes;
  • Diversifikojmë burimet gjeneruese duke shtuar 500 MW të rinj nga burimet e rinovueshme dhe duke synuar rritje me 1,500 MW deri në vitin 2030;
  • Ndërtohet parku më i madh Eolik në vend me kapacitet prej 600 MW, në Tropojë;
  • Rivitalizojmë TEC-in e Vlorës përmes konvertimit në gaz natyror, duke shtuar 250 MW kapacitete të reja prodhimi dhe duke lidhur infrastrukturën me TAP;
  • Gazifikojmë qytetin e Korçës me investime mbi 50 milionë euro në rrjetin e transmetimit dhe shpërndarjes;
  • Konvertojmë TEC-et lundruese në Gjirin e Vlorës nga nafta në gaz natyror, duke ulur ndotjen dhe duke rritur sigurinë energjetike;
  • Trefishojmë kapacitetin e eksportit të energjisë në 3,000 MW, duke e pozicionuar Shqipërinë si nyje kyçe në tregjet europiane;
  • Forcojmë ndërlidhjen rajonale përmes linjave të reja të interkonjeksionit: Shqipëri–Greqi, Shqipëri–Maqedoni e Veriut dhe Shqipëri–Kosovë;
  • Nisim ndërtimin e linjës së re nënujore Shqipëri–Itali për integrim të plotë në tregun europian të energjisë;
  • Rrisim kapacitetin depozitues me projektet e “Pump Storage”: Koman–Fierzë (200 MW) dhe Kaskada e Devollit (1,200–1,600 MW), duke siguruar stabilitet për burimet e rinovueshme dhe rezervë strategjike energjie;
  • Ndërtojmë rrjetin inteligjent të energjisë elektrike në transmetim dhe shpërndarje dhe sigurojmë integrim në tregun europian të energjisë Zbatojmë Planin Kombëtar të Rinovimit të Ndërtesave me fonde të dedikuara (30–35 milionë euro/vit), duke rinovuar stokun publik e privat sipas standardeve të BE-së dhe duke ulur ndjeshëm konsumin e energjisë;
  • Mbështesim përdorimin e paneleve diellore, sistemeve qendrore të ngrohjes/ftohjes dhe biokarburanteve, me subvencione dhe skema incentivimi;
  • Nëpërmjet bashkëpunimit ndërkombëtar, mbështesim kërkimin dhe inovacionin në sektorin energjetik kombëtar;
  • Krijojmë Akademinë e Energjisë;
  • Krijojmë kompaninë shtetërore të tregut të naftës, për të garantuar ulje drastike të çmimit fundor, në dobi të konsumatorit Shqiptar.
  • Krijojmë ‘FTL Charge by OSHEE’, për krijimin e kushteve të favorshme për flotat elektrike.

Shtylla III – Mirëqenie për të gjithë

Një shtet social e modern, kujdes shëndetësor cilësor e të barabartë, mbështetje e drejtë financiare për pensionistët, mbështetje për sipërmarrësit e rinj, shtimi i hapësirave të reja për sportin e kulturën dhe menaxhimi modern i mbetjeve urbane janë boshti ku mbështetet shtylla e tretë e programit qeverisës.

Arsimi dhe formimi profesional
  • Rrisim pagën mesatare të mësuesve në 1,250 euro deri në vitin 2029;
  • Ndërtojmë 200 shkolla të reja, të pajisura me infrastrukturë europiane dhe teknologji moderne, për të garantuar arsim cilësor për çdo nxënës;
  • Vendosim 1000 laboratorë inteligjentë në shkolla deri në vitin 2027, duke garantuar akses për çdo nxënës në mësimin e teknologjisë digjitale;
  • Zgjerojmë shërbimet arsimore online, digjitalizojmë testimet dhe sigurojmë njohjen automatike të diplomave, përmes ngritjes së një agjencie të specializuar dhe të certifikuar sipas standardeve ndërkombëtare;
  • Zbatojmë programin e ushqimit në çdo bashki qendër qarku dhe nisim një program të ri pas-shkollor (after school), brenda mandatit të katërt;
  • Zhvillojmë kurrikula të reja ku teknologjia digjitale, inovacioni dhe inteligjenca artifciale janë pjesë integrale, ndërsa të gjithë mësuesit trajnohen për t’i zbatuar ato me aftësi digjitale dhe metoda bashkëkohore të mësimdhënies;
  • Garantojmë tekstet falas për 236 mijë nxënës të arsimit bazë, nxënësit e pakicave kombëtare dhe kategori të veçanta sociale të shkollave të mesme;
  • Digjitalizojmë arsimin dhe integrojmë inteligjencën artificiale në mësimdhënie e mësimnxënie, duke siguruar tekste shkollore online përmes platformës SMIP dhe shërbime digjitale të plota nga regjistrimet deri te komunikimi me prindërit;
  • Investojmë për pajisjen e shkollave me kamera inteligjente, dyfishojmë numrin e oficerëve të sigurisë dhe rrisim prezencën e psikologëve dhe punonjësve socialë në shkolla;
  • Rrisim numrin e mësuesve ndihmës për mbështetjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe investojmë në klasa burimore në çdo shkollë, si edhe në platforma të personalizuara të mësimdhënies sipas nevojave specifike të nxënësve;
  • Ngremë shoqërinë publike të transportit shkollor dhe nisëm ofrimin e transportit falas për nxënësit dhe mësuesit që udhëtojnë në distancë nga vendbanimi i tyre, në zona të caktuara;
  • Mbështesim zhvillimin e shkollave me orientim artistik dhe sportiv, duke garantuar autonominë dhe mbështetjen e tyre financiare, si dhe ngremë një model të ri shkolle me drejtim shkencor dhe fokus tek inovacioni, duke filluar me hapjen e Liceut Franko-Shqiptar;
  • Zgjerojmë brenda vitit 2027 programin e mbështetjes financiare për mësuesit në diasporë dhe forcojmë mbështetjen për fëmijët dhe mësuesit e gjuhës shqipe me libra falas dhe me krijimin e platformës së mësimit të gjuhës dhe kulturës shqiptare;
  • Dyfishojmë numrin e nxënësve në arsimin profesional duke investuar 60 milionë euro do në ndërtimin e shkollave profesionale dhe instalimin e laboratorëve teknikë;
  • Arrijmë që 35% e numrit të përgjithshëm të nxënësve të ndjekin arsimin profesional dhe garantojmë që deri në vitin 2030 të gjithë nxënësit e arsimit profesional të kenë konvikte me standarde europiane;
  • Kthejmë ndërkombëtarizimin e universiteteve në udhërrëfyes të politikave zhvillimore në arsimin e lartë, duke synuar hapjen e filialeve të universiteteve prestigjioze ndërkombëtare dhe shtimin e programeve të përbashkëta, të dyfishta dhe në gjuhë të huaj;
  • Hapim pranë Universitetit Politeknik të Tiranës kampusin e Universitetit Teknologjik të Compiegne, duke pasuruar ofertën akademike për studentët vendas dhe të huaj;
  • Përfshijmë diasporën akademike në hartim politikash, mësimdhënie dhe kërkim shkencor, përmes programeve qeveritare, që përcjellin eksperiencat më të mira ndërkombëtare dhe krijojnë ura bashkëpunimi;
  • Ndërtojmë një sistem kërkimor-shkencor të përafruar me modelin e BE, duke zbatuar kuadrin ligjor për shkencën dhe duke dyfishuar investimet për laboratorë modernë në universitetet publike, institutet dhe njësitë kërkimore;
  • Nisim mbështetjen financiare për programe doktorale për kërkuesit e rinj, duke përfshirë diasporën akademike dhe nxitjen e bashkëpunimit akademi-biznes, me synim që sistemi i kërkimit shkencor në Shqipëri të përthithë fonde të krahasueshme me vendet e BE nga programi Horizon Europe;
  • Përmirësojmë infrastrukturën universitare dhe kërkimore përmes ngritjes së kampuseve të reja dhe investimeve madhore, duke nisur ndërtimin e kampusit të Universitetit të Tiranës dhe Kolegjit të Evropës, zhvilluar kampusin e Universitetit të Durrësit, përfunduar investimet në kampuset e Universitetit Politeknik dhe ndërtuar Fakultetin e Shkencave Mjekësore në Universitetin e Elbasanit.
Shëndetësia
  • Rindërtojmë plotësisht të gjitha qendrat shëndetësore dhe ambulancat deri në vitin 2029;
  • Transformojmë QSUT “Nënë Tereza” në një qendër ekselence në rajon për trajtimin, edukimin dhe inovacionin mjekësor, nëpërmjet bashkëpunimeve me spitalet më elitare ndërkombëtare;
  • Bëjmë realitet Shëndetësinë Digjitale, me receta dhe referime elektronike, sisteme të integruara spitalore dhe regjistra kombëtarë, që shërbimi të jetë më i shpejtë, më transparent dhe i harmonizuar me standardet më të avancuara të Bashkimit Europian;
  • Programi i Kontrollit Shëndetësor Bazë do të vazhdojë të ofrohet falas, ndërkohë për të gjithë pensionistët nuk do të ketë më limit moshe;
  • Rrisim pagat e mjekëve dhe infermierëve me 25% deri në vitin 2029 për të ruajtur konkurrueshmërinë;
  • Forcojmë kapacitetet diagnostikuese për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve kronike;
  • Realizojmë harmonizimin me mekanizmat europianë të reagimit ndaj krizave shëndetësore, për një mbrojtje më të mirë ndaj epidemive dhe pandemive;
  • Rrisim kapacitetet spitalore përmes autonomisë financiare të spitaleve, duke u dhënë më shumë hapësirë për investime të dedikuara;
  • Rrisim numrin e mjekëve dhe infermierëve në sistem, duke u afruar standardeve të BE-së për raportin në numër banorësh;
  • Sigurojmë aksesin universal në barnat dhe trajtimet moderne e inovatore, duke garantuar cilësi dhe mbulim të barabartë për të gjithë qytetarët;
  • Zhvillojmë shërbime të shëndetit mendor me bazë komunitare, me theks tek fëmijët dhe të rinjtë, duke ndjekur praktikat europiane për mbështetje gjithëpërfshirëse dhe pa stigmë.
Familja, politikat sociale dhe strehimi
  • Ndërtojmë të paktën 1,500 njësive të reja banimi me kosto të ulët deri në vitin 2029;
  • Zgjerojmë fondin e banesave sociale, duke përfshirë përshtatjen e ish-konvikteve dhe pronave shtetërore për strehim;
  • Përdorim të ardhurat nga pasuritë e konfiskuara për të financuar programe të strehimit social;
  • Zgjerojmë mbështetjen sociale për personat me aftësi të kufizuara, duke garantuar akses në arsim, punësim dhe shërbime publike. Dyfishojmë pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara duke kombinuar gjithashtu përftimet financiare me shërbime të integruara si dhe rishikojmë asistencën personale;
  • Zgjerojmë shërbimet për personat me spektër autizmi, duke ngritur qendra të reja për fëmijët dhe krijuar për herë të parë një qendër të dedikuar për të rriturit, për të siguruar mbështetje të specializuar dhe gjithëpërfshirëse në jetën e tyre të përditshme;
  • Fuqizojmë rrjetin e qendrave komunitare dhe shërbimeve sociale, në partneritet me bashkitë;
  • Zhvillojmë një sistem digjital për menaxhimin e mbrojtjes sociale, për transparencë dhe gjurmueshmëri;
  • Rrisim ndihmën ekonomike të lidhur me edukimin dhe kujdesin shëndetësor, duke ulur varfërinë afatgjatë;
  • Ndërtojmë një pakete të re për mbështetjen e familjes së re, që përfshin subvencione për strehim dhe akses më të lehtë në kredi të buta;
  • Integrojmë Shqipërinë në mekanizmat europianë të mbrojtjes sociale, për të garantuar standarde të barabarta me BE;
  • Zgjerojmë rrjetin e shërbimeve sociale me 40 shërbime të reja për të garantuar mbulim më të mirë gjeografik;
  • Rrisim shpenzimet sociale për grupet vulnerabël, në përputhje me standardet e BE-së;
  • Zgjerojmë programet e punësimit për gratë dhe komunitetet vulnerabël, duke ngritur 20 ndërmarrje sociale të reja në zonat rurale, që forcojnë integrimin social;
  • Rrisim shërbimet për moshën e tretë, duke krijuar struktura të specializuara për kujdesin ndaj të moshuarve, asistencë shtëpiake dhe këshillim psiko-social, për të garantuar një jetë më cilësore, me dinjitet dhe mbështetje të vazhdueshme.
Pensionet
  • Të garantohet deri në fund të vitit 2029 pension mesatar prej rreth 400 euro për kontribuesit e plotë dhe pension minimal 200 euro, si pjesë e paketës së mbrojtjes sociale;
  • Digjitalizimi i plotë i sistemit të sigurimeve shoqërore (Regjistër elektronik, shërbime online end-to-end), për transparencë dhe gjurmueshmëri;
  • Ulja e informalitetit në tregun e punës përmes nxitjes së deklarimit të pagave reale dhe këshillimit sistematik të punëdhënësve/punëmarrësve, për të rritur bazën e kontributeve;
  • Përdorim sistematik i bonuseve sipas zhvillimeve ekonomike;
  • Pensionet do të mbulojnë rreth 40% të të ardhurave të ftuara gjatë viteve të punës, deri në vitin 2030 në përputhje me standardet europiane/ILO;
  • Portabilitet ndërkufitar i përftimeve: përfundimi dhe nënshkrimi i marrëveshjeve të njohjes së ndërsjellë të pensioneve.
Fëmijët, rinia dhe barazia gjinore
  • Investimi në 1,000 laboratorë inteligjentë dhe shtrirja e kurrikulës së kodimit dhe inteligjencës artificiale në shkolla përgjatë gjithë arsimit parauniversitar duke modernizuar mësimdhënien e duke garantuar një mjedis inovativ për fëmijët;
  • Do të nxisim dhe kultivojmë talentin e të rinjve në fushat e artit, kulturës, shkencës, dhe teknologjisë, përmes shtrirjes së programit jashtëshkollor arte dhe zeje në të gjithë shkollat e arsimit parauniversitar;
  • Do të vijojë investimi në infrastrukturë sportive dhe shtrirjen e programit të ekipeve sportive në shkolla duke shtuar disiplinat sportive dhe numrin e shkollave pjesëmarrëse;
  • Krijimi i hapësirave urbane të standardizuara me kënde lojërash multifunksionale për fëmijët dhe kujdestarët e tyre;
  • Dyfishimi i qendrave rinore duke mbuluar të gjitha bashkitë e vendit me hapësira të dedikuara për krijimtari dhe inovacion;
  • Mbështetja e 120 projekteve rinore nga organizatat rinore me qëllim ofrimin e më shumë mundësive për të rinjtë në fushat e kulturës, sportit, inovacionit dhe edukimit;
  • Rritja e pjesëmarrjes së të rinjve në vendimmarrje, përmes Këshillave Rinorë në çdo bashki, dhe nëpërmjet programit të nismave komunitare që mbështet idetë e të rinjve;
  • Mbështetja e 3,000 të rinjve nëpërmjet programit kombëtar të praktikave të punës, për eksperiencën e tyre të parë të punës në administratë, dhe punësimi i 1,250 më të mirëve;
  • Mbështetja e 1,000 të rinjve të talentuar me pjesëmarrje në kompeticione dhe veprimtari ndërkombëtare në fushën e kulturës, edukimit, shkencës, teknologjisë dhe sportit;
  • Idetë e mbi 2,500 të rinjve do të zbatohen në komunitetet e tyre nëpërmjet mbështetjes financiare dhe teknike të programit të nismave komunitare;
  • Zgjerimi i Garancisë Rinore me përfshirjen e mbi 40 mijë të rinjve në punësim, arsim ose trajnim deri në vitin 2030;
  • Krijimi i një platforme digjitale për rininë, për të ofruar shërbime, mundësi dhe financime transparente;
  • Prezantimi për herë të parë i Ligjit për Vullnetarizmin, i cili do të bëj të mundur që eksperienca vullnetare të njihet si përvojë pune;
  • Zhvillimi i programeve kombëtare për aftësitë digjitale të rinisë, duke përfshirë mbi 50 mijë të rinj deri në vitin 2030;
  • Përdorimi i kredive të buta dhe subvencioneve për strehim dhe financimi i sipërmarrjes rinore mes mbështetjes për themelimin e startup-ve rinore;
  • Sigurimi i barazisë gjinore në tregun e punës, me masa për të reduktuar hendekun e pagave mes grave dhe burrave;
  • Rritja e pjesëmarrjes së grave në politikë dhe qeverisje, duke forcuar kuotat gjinore dhe promovuar lidershipin femëror;
  • Mbështetje e dedikuar për nënat e reja dhe gratë në zonat rurale, me trajnime profesionale dhe subvencione të drejtpërdrejta.
Mbrojtja e mjedisit dhe ndryshimet klimatike
  • Krijimi i Ekonomisë Qarkulluese në rang vendi me një Operator Kombëtar të Trajtimit të Integruar të Mbetjeve dhe me investime në të gjithë zonat e menaxhimit të mbetjeve;
  • Rrisim riciklimin dhe kompostimin, shtojmë vend-depozitimet sanitare, mbyllim pikat e papërshtatshme historike dhe mbajmë bashkitë të pastra;
  • Forcojmë kontrollin e territorit dhe zbatojmë standardet BE mbi përgjegjësinë mjedisore sipas parimit “Ndotësi paguan” dhe luftën ndaj krimit mjedisor;
  • Ndërtojmë sistemin e ri digjital të integruar i të dhënave mjedisore për gjurmim “realtime”;
  • Përmirësojmë menaxhimin e integruar të burimeve ujore duke shtuar kapacitetet e monitorimit në të gjitha basene dhe ujërat detare;
  • Përmirësojmë sistemin e të dhënave mjedisore nëpërmjet përdorimit të teknologjive të reja dhe integrim të burimeve vendore/qendrore;
  • Rrisim pyllëzimin: dokumente kornizë dhe kadastra e zonave të mbrojtura; rimbjellje e zonave të prekura nga zjarret;
  • Harmonizojmë politikat klimatike në të gjithë sektorët për ulje të emetimeve dhe përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike.
Pushteti vendor dhe zhvillimi rajonal
  • Reforma e re administrative territoriale 2.0 dhe përshtatja e saj me standardet e BE-së deri në vitin 2027;
  • Forcojmë kapacitetet sipërmarrëse të bashkive përmes një ligji të ri për shoqëritë vendore dhe qeverisjen e ndërmarrjeve publike lokale;
  • Sigurojmë shërbime më të aksesueshme nga qytetarët duke riinxhineruar dhe digjitalizuar dhe shërbimet vendore sipas modelit e-Albania;
  • Fuqizojmë financiarisht dhe nxisim performancën e bashkive duke rishikuar formulën e transfertës së pakushtëzuar dhe prezantimin e grantit të performancës;
  • Mbështesim përthithjen e fondeve të BE-së përmes forcimit të njësive të integrimit europian në çdo bashki, për të zbatuar standardet e BE-së dhe për të përthithur fondet e kohezionit;
  • Fuqizojmë kapacitetet profesionale vendore, duke krijuar Akademinë e Pushtetit Vendor si një qendër trajnimi dhe zhvillimi për mbi 4 mijë punonjës vendorë;
  • I japim më shumë fuqi bashkive duke zgjeruar decentralizimin në fusha si arsimi, shëndeti dhe shërbimi këshillimor bujqësor;
  • Nxisim bashkitë të kthehen në agjentë të zhvillimit ekonomik duke hartuar plane lokale të zhvillimit ekonomik vendor me përfshirjen e universiteteve dhe qendrave kërkimore;
  • Forcojmë demokracinë vendore, përmes transparencës dhe llogaridhënies dhe të dhënave të hapura (open data), me tregues të matshëm mujorë dhe përfshirje të qytetarëve në monitorim.
Sporti
  • Ndërtojmë 4 stadiume të reja në Tiranë, Durrës, Korçë dhe Vlorë, me standarde të unifikuara për sportin profesionist;
  • Themelojmë akademitë sportive sipas modeleve më të mira ndërkombëtare Manchester City, Rafael Nadal dhe NBA për zbulimin dhe zhvillimin e talenteve;
  • Investojmë në ndërtimin e 200 palestrave dhe terreneve të reja sportive në shkolla, duke garantuar akses të barabartë për çdo nxënës në hapësira moderne për edukim dhe aktivitet fizik;
  • Zgjerojmë programin kombëtar “Ekipet Sportive në Shkolla” me disiplina të reja sportive, duke aktivizuar më shumë se 20 mijë nxënës në shkolla;
  • Krijojmë Komiteti Paraolimpik Kombëtar Shqiptar dhe Olimpikun Special Shqiptar, si dhe rrisim mbështetjen për sportistët elitarë e federatat, për përgatitje në garat ndërkombëtare;
  • Ndërtojmë infrastrukturë të përshtatur për personat me aftësi të kufizuara, duke mundësuar përfaqësimin në Olimpiadat Speciale dhe Paraolimpike;
  • Shqipëria do të mikpresë gjithnjë e më shumë ngjarje sportive ndërkombëtare, duke u shndërruar në një qendër rajonale të sportit. Këto angazhime do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në promovimin e potencialeve ekonomike, turistike dhe kulturore të vendit, duke e vendosur Shqipërinë në hartën e organizimit të eventeve të mëdha sportive.
Kultura
  • Modernizojmë Muzeun Historik Kombëtar dhe hapim 7 muze të rinj (Arte të Bukura, Arkeologjik Durrës & Korçë, Hebraik, Italian, Filmit, “Besa”, Arbëresh në Vuno);
  • Ndërtojmë Teatrin e ri Kombëtar dhe përfundojmë Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë me standarde bashkëkohore;
  • Rikualifikojmë destinacionet historike e kulturore, duke i kthyer në motor ekonomik për turizmin kulturor;
  • Ngremë 10 hapësira të reja për librin dhe artin deri në vitin 2030 dhe integrojmë edukimin kulturor në shkolla e universitete;
  • Përmirësojmë Statusin e Artistit dhe krijojmë skema financiare të reja për mbështetjen e krijimtarisë artistike;
  • Dyfishojmë eventet dhe trefishojmë publikun brenda katër viteve, duke fuqizuar industrinë kreative si motor të turizmit;
  • Ngremë Qendra Kulturore Shqiptare në Itali, Greqi, Francë, Gjermani, Angli e SHBA për të promovuar kulturën shqiptare jashtë vendit;
  • Krijojmë Fondacionin “CulturAlb” për zhvillimin e industrisë krijuese dhe mbështetjen e artizanëve;
  • Vendosim sistem të unifikuar digjital biletimi për site dhe muze, si dhe digjitalizojmë arkivat kulturore;
  • Krijojmë Agjencinë Kombëtare të Menaxhimit të Pasurive Kulturore dhe Qendrën Kombëtare për Artin dhe Kulturën për menaxhim më efikas e transparent;
  • Restaurojmë monumente të degraduara, rijetëzojmë rrjetin e kinoteatrove dhe nisim “Itinerarin e 100 Kullave” për zonat veriore;
  • Hartojmë Strategjinë Kombëtare të Artit dhe Kulturës 2026–2030 dhe miratojmë paketën e re ligjore për kinemanë, teatrin, librin, sponsorizimin dhe pasaportën e artistit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme