Administrata Trump prezantoi një plan paqeje për Gazën me 21 pika

Administrata e Presidentit Trump i ka paraqitur udhëheqësve arabë një plan paqeje me 21 pika për t’i dhënë fund luftës në Gaza. Kjo u bë e ditur nga i dërguari i posaçëm i SHBA-së për misionet e paqes, Steve Witkoff, gjatë fjalës së tij në samitin e Concordias në Nju Jork.
Sipas Witkoff, takimi i mbajtur të martën në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ishte “shumë produktiv”. Plani i paraqitur synon të adresojë “shqetësimet izraelite, si dhe shqetësimet e të gjithë fqinjëve në rajon.”
Witkoff shprehu optimizëm për rezultatet e bisedimeve.
“Ne jemi shpresëplotë, dhe mund të them edhe të sigurt, se në ditët në vijim do të jemi në gjendje të njoftojmë një lloj përparimi,” deklaroi ai, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi përmbajtjen e planit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





