Eliminatoret Botërori 2026/ Dragan Stojković: Me Shqipërinë ndeshja më e rëndësishme e kësaj fushate!

Botërori i Klubeve 2025 | 12 muaj më parë

Pak minuta më parë komisari teknik i Serbisë, Dragan Stojković, së bashku me kapitenin e skuadrës, Aleksandar Mitrovic kanë prezantuar takimet e radhës të kombëtares në fjalë në Eliminatoret Botërori 2026.

Në sallën e konferencave të “Dubocica Stadium”, Dragan Stojković tha se për të konsideruar si të suksesshëm muajin tetor skuadra e tij duhet që të grumbullonte gjashtë pikë nga dy takimet në program. “Takimi i radhës përballë Shqipërisë do të jetë një ndeshje e fortë, përballë një rivali që ka një ekip shumë të mirë. Për ne kjo është ndeshja më e rëndësishme që ndodhet në rrugëtimin tonë drejt objektivit që kemi. Lojtarët janë të qetë dhe të fokusuar, i shikoj të karikuar dhe motivuar për të bërë të lumtur një komb të tërë. Jam i lumtur që luajmë në Leskovac ku kushtet janë shumë të mira dhe ku pres që të kemi një spektakël futbolli”, tha Stojković.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme