Koreja e Veriut prezanton raketën e re ndërkontinentale në një paradë ushtarake

Azi | 12 muaj më parë

Koreja e Veriut zhvilloi një paradë të madhe ushtarake me rastin e 80-vjetorit të Partisë së Punëtorëve, ku u prezantua raketa më e re balistike ndërkontinentale e vendit, Hwasong-20. Parada, e cila u mbikëqyr nga udhëheqësi Kim Jong Un, u mbajt në prani të delegacioneve të nivelit të lartë nga Kina, Rusia dhe Vietnami.

Sipas medias shtetërore KCNA, Hwasong-20 përfaqëson “sistemin më të fuqishëm të armëve strategjike bërthamore” që Koreja e Veriut ka zhvilluar deri më tani. Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë se raketa ka të ngjarë të jetë projektuar për të mbajtur koka të shumëfishta bërthamore (MIRV), duke vështirësuar mbrojtjen raketore amerikane.

Kim Jong Un përshëndeti forcat e armatosura për heroizmin e tyre dhe theksoi se ushtria koreano-veriore do të vazhdojë të zhvillohet si një forcë e pamposhtur përballë çdo kërcënimi. Ai shtoi se fuqia ushtarake nuk do të mbrojnë vetëm vendin, por do të mbështesë edhe ndërtimin socialist.

“Ushtria jonë duhet të vazhdojë të rritet në një entitet të pamposhtur që shkatërron të gjitha kërcënimet”, tha Kim.

Gjatë vizitës së tij në Phenian, ish-presidenti rus Dmitry Medvedev vlerësoi ndihmën e Koresë së Veriut për Rusinë në konfliktin në Ukrainë, duke e cilësuar si një dëshmi të marrëdhënieve të ngushta mes dy vendeve.

  • /rtsh.al/


    Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

    Komentet 0

    Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

    Të ngjashme