Tragjedia në Maliq, dalin pamjet brenda banesës ku humbën jetën nënë e bir

Aktualitet | 1 vit më parë

Një zjarr i rënë rreth orës 13:30 në një banesë në bllokun nr. 3 të qytetit të Maliqit u ka kushtuar jetën dy personave ndërsa siç duket nga pamjet, brenda banesës rezulton e shkrumbur gjithçka.

Nënë e bir, Merjeme Azisllari 40 vjeçe dhe Luka Azisllari vetëm 14 vjeç sipas autoriteteve humbën jetën si pasojë e asfiksisë. Fëmija tjetër, vetëm 6 vjeçe ndodhet në gjendje të rëndë dhe pas ndihmës së parë në spitalin e Korçës është nisur për ndihmë më të specializuar në Tiranë.

  • Shkaqet e zjarrit nuk janë ende të qarta, por sipas informacioneve paraprake dyshohet që shkak i zjarrit fatal të jetë bërë soba me dru.

    Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes tragjike.

    /rtsh.al/


    Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

    Komentet 0

    Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

    Të ngjashme