Protestë për vrasjen e Arlinda Zekajt në Prishtinë, qytetarët gjuajnë me vezë drejt Qeverisë së Kosovës

Qytetarë të shumtë janë mbledhur ditën e sotme para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës për të protestuar pas vrasjes së 49-vjeçares Arlinda Zekaj nga kunati i saj në Pejë. Protesta nisi në një kohë kur dy ministrat e qeverisë Kurti Donika Gërvalla dhe Xhelal Sveçla po mbanin konferencë në lidhje me rastin e rëndë teksa pjesëmarrësit kanë nisur të gjuajnë me vezë në drejtim të institucionit.
Protestuesit po kërkojnë drejtësi për 49-vjeçaren, nënë e një djali e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, si dhe llogaridhënie nga institucionet për mënyrën se si është trajtuar rasti i saj, raporton Kosova Press.
Protesta po zhvillohet në një kohë kur ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë paralajmëruar një konferencë për media, ku pritet të prezantojnë raportet institucionale lidhur me rastin.
Më herët, situata është tensionuar edhe më tej, pasi protestuesit janë përplasur me Policinë e Kosovës, teksa kanë tentuar të hyjnë në objektin e Qeverisë për të ndjekur konferencën e dy ministrave.
Vrasja e Arlinda Zekajt ka nxitur reagime dhe protesta të vazhdueshme në Kosovë, me qytetarët që kërkojnë përgjegjësi institucionale dhe masa konkrete për parandalimin e rasteve të ngjashme.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




