Arsenali i armëve brenda fugonit, zbardhet dëshmia e autorit: Nuk kam asnjë lidhje, s’di kush i vendosi aty

Zbardhet dëshmia e 34-vjeçarit Eugert Sino, i arrestuar një ditë më parë nga Policia në kuadër të operacionit “The Van”, ku u gjetën arsenal armësh të trafikuara brenda një fugoni.
Para grupit hetimor, Sino ka hedhur poshtë lidhjen e tij me armët e zjarrit, duke deklaruar se automjetin e kishte parkuar pranë banesës së tij dhe nuk ka dijeni mbi personat që mund t’i kenë vendosur armët brenda fugonit të tij.
“Nuk kam asnjë lidhje me armët e zjarrit. E kisha parkuar automjetin në “Myslym Shyr”, aty ku kam edhe banesën. Nuk e di se kush i ka vendosur aty armët e zjarrit“, deklaroi Sino.
Policia shpalli në kërkim dy persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Policia gjeti brenda fugonit 23 armë zjarri, nga të cilat 5 snajper, 1 silenciator, 17 krehra me municion luftarak, celularë dhe pajisje për shpërthime në distancë, pajisje për bllokimin e valëve, si dhe uniforma policie, janë gjetur brenda një furgoni në pronësi të një 34-vjeçari.
Pak më herët reagoi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i cili u bëri thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo rast që cenon sigurinë dhe rendin publik.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




