Zjarri katastrofik në Hong Kong, 55 viktima dhe 270 të zhdukur

Azi | 10 muaj më parë

Një zjarr vdekjeprurës ka përfshirë një kompleks masiv banesash në Hong Kong, duke shkaktuar të paktën 55 viktima dhe duke lënë më shumë se 270 persona të zhdukur në një nga fatkeqësitë më të rënda që ka goditur qytetin që nga Lufta e Dytë Botërore. Flakët shpërthyen në disa ndërtesa të larta të kompleksit, ku banonte një numër i madh i personave të moshuar, duke e bërë evakuimin edhe më të vështirë.

Zjarrfikësit vijojnë luftën me zjarrin për më shumë se 20 orë pas shpërthimit të tij, ndërsa ekipet e emergjencës po kërkojnë mes rrënojave për të gjetur të mbijetuar dhe për të identifikuar personat e zhdukur.

Policia ka arrestuar tre persona, dy drejtorë dhe një konsulent të një kompanie ndërtimi me dyshimin për vrasje të paqëllimshme. Ata akuzohen për “neglizhencë të rëndë”, nën dyshimet se shkeljet e standardeve të sigurisë dhe keqmenaxhimi mund të kenë kontribuar në tragjedinë e rëndë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme