Kategoria e Parë në RTSH/ Incident në Fushë Krujë, lojtarë të klubit të Skënderbeut dhunohen në vigjilje të ndeshjes me Ilirinë

Java e 14-të e Kategorisë Superiore ka nisur me një incident në Fushë Krujë ku është përcaktuar për tu luajtur takimi mes Ilirisë vendase dhe Skënderbeut.
Burime pranë klubit korçar kanë bërë me dije për RTSH Sport se me të mbërritur në impiant janë dhunuar Naser, Gjata dhe Ukiqi.
Episodi i shëmtuar ka ndodhur në momentin kur lojtarët po futeshin në dhomat e zhveshjes. Klubi i Skënderbeut ka bërë me dije se goditja nga lojtarë dhe pjestarë të stafit kundërshtar eshte njoftuar edhe FSHF ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e rendit.
Pas njoftimit të bërë nga RTSH Sport, reagoi nëpërmjet një postimi në Facebook edhe Skënderbeu duke denoncuar dhunën në Fushë Krujë!
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




