Benfica-Napoli, Conte: Të mos lëshojmë asnjë centimetër

UEFA Champions League | 11 muaj më parë

Pas një rikthimi të fortë në ligë, Napoli po kërkon të bëjë të njëjtën gjë dhe në Ligën e Kampionëve. Të kaltërit kanë nevojë për pikë që të paktën të arrijnë në fazën me eliminim dhe do të përpiqen t’i marrin ato në Lisbonë, ku do të përballen me Benfican e Mourinhos. Një ndeshje shumë e vështirë dhe intensive, të cilën Antonio Conte e përshkroi si më poshtë: “Do të përballemi me një ekip të shëndetshëm, në një stadium shumë të nxehtë. Po vijmë nga performanca të mira dhe energji të mirë”.

“U përpoqa t’i ktheja lojtarët në normalitet pas mbrëmjes të së dielës dhe shpresoj se mund ta bëjnë këtë sepse do të jetë një ndeshje shumë intensive dhe e vështirë. Do të duhet të japim shumë energji, siç kemi bërë kohët e fundit. Duhet të duam të hyjmë në fushë dhe të mos dorëzohemi asnjë centimetër, do të duhet të luftojmë. Do të duhet guxim për ta lënë fushën pa keqardhje”, tha ai në prag të ndeshjes.

Conte rigjen përsëri Mourinhon: “Është gjithmonë kënaqësi të takosh ekipet e Mourinhos. Ai është një trajner fitues, nuk ka shumë për të thënë. Do të jetë mirë ta takoj dhe të përshëndetemi”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme