Musabelliu para KLP: Transparenca dhe llogaridhënia, dy shtyllat kryesore të vizionit tim

Aktualitet | 11 muaj më parë

Gjatë prezantimit para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kandidatja për kreun e SPAK, Doloreza Musabelliu, theksoi se transparenca, llogaridhënia dhe menaxhimi profesional janë prioritetet e saj për drejtimin e SPAK-ut.

“Në lidhje me planin e besueshëm për organizimin e Prokurorisë së Posaçme, jam e vetëdijshme për rëndësinë dhe për këtë mbetet thelbësore fryma që përcjell. Transparenca dhe llogaridhënia janë dy shtyllat kryesore të vizionit tim. Synimi im është që standardet jo vetëm të ruhen, por të forcohen më tej”, tha ajo.

Po ashtu, ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e komunikimit institucional dhe profesionalizmit në menaxhim.

“Në ushtrimin e funksionit drejtues të Prokurorisë së Posaçme e konsideroj të rëndësishëm komunikimin institucional me median, pa cënuar sekretin hetimor dhe të drejtat e palëve. Kam treguar vendosmëri në menaxhimin efektiv të burimeve njerëzore. Kam siguruar ndarje të qartë të detyrave, duke ndërtuar një mjedis pune bashkëpunues. Vizioni im për menaxhimin e burimeve njerëzore do të fokusohet te mbështetja e zhvillimit profesional…”,tha ajo.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme