Programi që bën bashkë bizneset dhe studentët, nga idetë te zgjidhjet kreative

Sociale | 31 minuta më parë

Idetë kthehen në zgjidhje, ndërsa studentët sfidojnë veten përball problemeve reale të biznesit. “Inovation Bootcamp Albania“ mbledh në Tiranë dhe Durrës rreth 30 studentë të nivelit master, mentor dhe përfaqësues të kompanive në një nisëm që synon të vë në lëvizje kreativitetin dhe inovacionin.

“Studentët do të mentorohen për të identifikuar problemin, për ta validuar atë dhe për të menduar se cilat janë zgjidhjet e mundshme, duke parë nga perspektiva e së ardhmes. Suksesi i këtij bootcamp-i do të ishte që idetë dhe projektet e gjeneruara nga studentët të mund të zhvillohen më tej dhe të implementohen në kompanitë partnere”, u shpreh një pjesëmarrëse.

Për 5 ditë pjesëmarrësit do të punojnë ne ekipe, do të identifikojnë sfidat e bizneseve dhe do të zhvillojnë idetë me mbështetjen e mentorëve. Qëllimi është të ndërtojnë ura bashkëpunimi mes universitetit dhe tregut, duke kthyer njohuritë akademike në zgjidhje praktike.

“Ne jemi partnerë biznesi për të prezantuar një nga sfidat tona, si të përdorim teknologjinë dhe inteligjencën artificiale për të ofruar eksperienca më të mira për klientët, por edhe për të menaxhuar më mirë projektet që kemi dhe projektet e reja të ndërtimit”, tha një pjesëmarrës.

Sfida përfundimtare do të zhvillohet me 30 tetor ku 6 ekipe finalist do të prezantojnë projektet para jurisë  dhe në fund do të shpallen tre ekipe fituese. Një garë idesh, bashkëpunimi dhe kreativiteti, ku synimi nuk është vetëm të mendosh ndryshe por të ofrosh zgjidhje  që mund të bëjnë diferencën në botën e biznesit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme