Shiroka Pula uron dy deputetët shqiptarë për fitoren në zgjedhjet në Serbi

Kosovë | 36 minuta më parë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula ka uruar shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për fitimin e dy mandateve në Kuvendin e Serbisë, duke vlerësuar bashkimin politik, besimin e qytetarëve dhe përkushtimin e përbashkët si faktorë kyç të këtij rezultati.

Në urimin e saj, ajo ka përgëzuar deputetët Shaip Kamberi dhe Visar Mehmeti, duke theksuar se kjo fitore përfaqëson një arritje për të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Presidentja ka shprehur shpresën që ky rezultat të shënojë fillimin e një përfaqësimi më të fuqishëm politik, mbrojtje më efektive të të drejtave të shqiptarëve, zhvillim ekonomik dhe respektim të plotë të dinjitetit kombëtar.

“Urime të sinqerta deputetëve: Shaip Kamberi dhe Visar Mehmeti. Kjo fitore është e juaja dhe e gjithë shqiptarëve. Qoftë ky rezultat fillimi i një përfaqësimi më të fuqishëm, i mbrojtjes më efektive të të drejtave, i zhvillimit ekonomik dhe i respektimit të plotë të dinjitetit kombëtar. Vazhdoni me të njëjtin unitet edhe në mandatin që keni fituar, sepse forca e vërtetë qëndron te bashkimi”, thuhet në mesazhin e presidentes.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme