Shkëndija fiton, Drita bie në Prishtinë

Conference League | 11 muaj më parë

Fiton Shkëndija e Tetovës, por humbet Dritan e Gjilanit. Gjithçka ka ndodhur në javën e pestë të Conference League, teksa si Shkëndija e Tetovës, ashtu dhe Drita e Gjilanin luanin në fushën e tyre. Në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, Drita ka patur përballë AZ Alkmar. Përtej çdo dëshire të skuadrës së Zekerija Ramadanit, holandezët kanë rezultuar një kundërshtar i vështirë. E ka hapur serinë e golave Mejnans në të 17’. Në pjesën e dytë shënon Jensen në të 58’ dhe vulën suksesit të AZ Alkmar ia ka vënë Sadiq në të 90’. Drita ka mbetur në kuotën e 8 pikëve duke qenë në zonën Play-off në Conferencë League, ndërsa në javën e fundit do të jetë në transfertë përballë Rajo Vajekanos.

Ndërkohë Shkëndija e Tetovës e ka zgjidhur ndeshjen në pjesën e parë, kjo në duelin me sllovakët e Slovan Bratislavës. Bajriç ka shënuar autogol në të 33’, kurse në minutën e parë shtesë të pjesës së parë Spahiu ka shënuar golin e dytë e përfundimisht 2-0 për tetovarët. 7 pikë për Shkëndijën e Tetovës dhe një vend në Play-off të Conferencë League. Në javën e fundit, Shkëndija e Tetovës do të jetë në transfertë në Qipro përballë AEL Larnaka.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme