Salsano Rrapi sjell monologun reflektues në Fest 64: Një thirrje për mirënjohje ndaj mjekëve, gjyqtarëve dhe grave

Kulturë | 11 muaj më parë

Në natën e dytë të Festivalit të 64 të Këngës, Salsano Rrapi solli një moment të veçanta të mbrëmjes: një monolog reflektues dhe plot humor, por me një mesazh të qartë për më shumë mirëkuptim dhe vlerësim ndaj gjyqtarëve, mjekëve dhe grave.

Aktori u ndal te vështirësitë që shoqërojnë profesionet e drejtësisë dhe mjekësisë, duke theksuar se pas çdo vendimi dhe çdo ndërhyrjeje qëndrojnë njerëz të zakonshëm, me përgjegjësi të mëdha dhe sfida të përditshme.

“Ju thamë që dëshira jonë është që tju sjellim ne një Shqipëri të bukur. Atë që shpesh në sy është një pakicë. Thonë që njerëzit me të cilët ti kalon kohën e lirë të japin formë. Unë për shembull kohën e lirë e kaloj e 3 kategori njerëzish: gjyqtarë, mjekë dhe gruan. Se mos mendoni se rri me gjyqtarë se kam probleme me gjyqin, apo me mjekë se kam probleme me shëndetin, jo. Ajo që kam parë është se gjyqtarët, mjekët dhe gruaja është se janë njerëz, njerëz si ne të gjithë, ashtu siç ka një Shqipëri me halle dhe probleme, ka edhe një Shqipëri të bukur. Ashti siç ka gjyqtarë  të ndershëm ka edhe gjyqtarë të këqij. Ka mjekë të paaftë, por ka edhe mjekë të shkëlqyer. Ka gra të mira, por ka gra edhe më të mira. Dhe unë rri me këta se më pëlqen, edhe me gjyqtarët, edhe me mjekët edhe me gruan. Me këtë të fundit rri më shumë”, tha ai.

Me stilin e tij karakteristik, ai solli edhe nota humori, duke treguar se teksti i monologut ishte “miratuar nga gruaja”, ndërsa “gjyqtarët i bënë vetingun” dhe mjekët “i dhanë vitamina”.

“Mund të them se këtë tekstin që po them sot ma ka miratuar gruaja, kurse gjyqtarët i bënë vetingun, mjekët e panë tekstin, nuk reaguan fare, më dhanë një kuti të vogël dhe më thanë ‘ke nevojë për këtë, pihet  nga goja, 2 herë në mëngjes dhe 2 herë në darkë’, vitamina. një mjek që është sonte në sallë, mbase nuk do e shohë deri në fund këtë natë sepse do t’i bjeri telefoni, ka ndonjë urgjencë dhe do shkojë në spital”, u shpreh ai.

Salsano vuri në dukje edhe sakrificat e profesionistëve që shpesh mbeten të padukshme për publikun: “Në fakt, kur vjen puna në 12 të natës që djali ka temperaturë, ajo të kthen përgjigje në 12 të natës. Ju do ikni në shtëpi pas shfaqjes, por ai gjyqtari do shkojë në shtëpi vetëm , pa bodygard, ndonëse mund të ketë dënuar një kriminel apo një grup kriminelësh”.

Në fund, ai kërkoi një duartrokitje të fortë për të gjithë gjyqtarët dhe mjekët e ndershëm të vendit, si edhe për gratë, duke e mbyllur monologun me një mesazh human dhe të ngrohtë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme