Fest 64/ “Sot jam 20 vjeç”, një nga këngët më të njohura për çdo brez
Në një nga netët më emocionuese të Fest 64, Kamela dhe Orgesa Zaimi rikthyen në skenë një nga hitet më të njohura të muzikës shqiptare, “Sot jam 20 vjeç”, këngë fituese e Festivalit të 3-të të Këngës në vitin 1964, e interpretuar për herë të parë nga legjenda e muzikës shqiptare Vace Zela.
Orgesa Zaimi theksoi se “20-vjeçarët sot janë një energji e zjarrtë”, duke rikrijuar emocionet e kohës dhe duke ofruar një performancë që bashkoi brezat e rinj me nostalgjinë e muzikës shqiptare.
Ky rikthim i këngës ikonë ishte jo vetëm një homazh për trashëgiminë e Vace Zelës, por edhe një mundësi për të rikujtuar rëndësinë e festivaleve të Këngës për ruajtjen e historisë muzikore shqiptare dhe për të frymëzuar artistët e rinj që të vazhdojnë të krijojnë emocione të paharrueshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




