Nata finale e Fest 64, kurorëzohet sonte fituesi. Magji dhe spektakël në skenë, Tommy Cash, surpriza e mbrëmjes

Kulturë | 11 muaj më parë

Festivali i 64-t i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka kulmuar mbrëmjen e sotme me një spektakël madhështor në Pallatin e Kongreseve. Pas tri netësh plot emocione, sonte është “nata e së vërtetës” për 23 finalistët që synojnë trofeun e madh dhe biletën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion 2026.

Mbrëmja premton një maratonë muzikore të kuruar në çdo detaj, nga hapja e deri tek shpallja e fituesit.

Një moment kulminant do të jetë prania e artisti estonez Tommy Cash. Sensacioni i Eurovizionit të fundit do të performojë pak para shpalljes së fituesit me 3 hitet e tij: “Okej”, “Exp Makiato” (Espresso Macchiato) dhe “Uns Uns”.

Hapja dhe prezantuesit

Ka qenë këngëtarja Bleona Qerreti ajo që çeli siparin me një performancë speciale të këngës “Lërmëni”. Pas këtij numri hapës, dy prezantuesit e mbrëmjes, Salsano Rrapi dhe Arilena Ara, zbritën në skenë për të nisur zyrtarisht natën magjike.

Të ftuarit VIP dhe surprizat

Spektakli është i ndërthurur me momente speciale artistike. Në skenë zbritën dy emra të mëdhenj të muzikës shqiptare, Elsa Lila dhe Aleksandër Gjoka, që performuan një duet emocionues.

Pas mbylljes së garës, gjatë kohës që publiku dhe juria votojnë, grupi “Shkodra Elektronike” do të performojë dy këngë: “Fosforon” dhe “Zjerm”.

Maratona e 23 finalistëve

Tashmë zyrtarisht është përcaktuar edhe radha e artistëve që do të performojnë “live” me Orkestrën Simfonike të RTSH-së. Gara hapet nga Gerta Mahmutaj dhe mbyllet nga dueti Fifi dhe Tiri Gjoci.

Lista e plotë e performancave sipas radhës është:

1.        Gerta Mahmutaj

2.        Lynx

3.        Frensi

4.        Evi Reçi

5.        Rezarta Smaja

6.        Rigersa Loka

7.        Vedat Ademi

8.        Erik Lloshi

9.        Kleansa Susaj

10.      Sara Kapo

11.      Sheila Haxhiraj

12.      Savjana Vjerdha

13.      2 Farm

14.      Kamela Islamaj

15.      Gresa Gjocera dhe Bledi Kaso

16.      Inis Neziri

17.      Lorenc Hasrama

18.      Endri Kacaci

19.      Luna Çausholli

20.      Alis

21.      Ghiti

22.      Enxhi Nasufi

23.      Fifi dhe Tiri Gjoci

Renditja e artistëve me kodin përkatës

Si votohet për fituesin

Fituesi i “Fest 64” do të vendoset nga kombinimi i votave të jurisë dhe publikut. Televotimi është hapur zyrtarisht dhe qytetarët nga Shqipëria dhe Kosova mund të votojnë artistin e preferuar me SMS, duke dërguar kodin përkatës të këngëtarit.

•          Nga Shqipëria: Votoni në numrin 56789 (Kosto: 60 lekë).

•          Nga Kosova: Votoni në numrin 55789 (Kosto: 1 Euro).

•          Lejohen deri në 5 vota nga i njëjti numër telefoni.

Fituesi do të shpallet në fund të mbrëmjes.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme