Bayern rikthehet te fitorja, Mainz barazon me St. Paulin

Java e 15-të e Bundesligës pa Bayern të rikthehet te fitorja. Kryesuesit e ligës mposhtën Heidenheim 4-0 në Voith-Arena, duke siguruar fitoren e tyre të trembëdhjetë në ligë. Stanisic hapi serinë e golave në minutën e 15-të, Olise dyfishoi epërsinë në minutën e 32-të, Luis Diaz shënoi një të tretë në minutën e 87-të dhe Kane shënoi të katërtin në minutën e 93-të.
Ekipi i Kompany-t kështu u zhvendos nëntë pikë përpara Borussia Dortmund, duke vazhduar sezonin e tyre të pamposhtur në Gjermani. 41 pikë të grumbulluara nga bavarezët, ndërsa Heidenheimin mbetet me 11 pikë.
Mainz dhe St. Pauli u takuan në Meëa Arena, në një ndeshje ku nuk munguan rastet, por finalizimi mbeti në nivelin zero. Ndeshja përfundoi 0-0, një rezultat që e çon St. Paulin në 12 pikë dhe Mainzin në 8, ende në vendin e fundit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



