Chivu merr çmimin e trajnerit rumun të 2025-ës: S’ka kurrë qetësi, gjithmonë nën presion

Viti i trajnerit zikaltër ishte i një niveli të lartë. Jo rastësisht ai u thirr për të zëvendësuar Simone Inzaghi tek Interi.
Cristian Chivu bën bilancin e 2025-ës. Ai ka marrë çmimin e trajnerit më të mirë rumun të vitit, një kurorëzim i rrugëtimit mjaft të mirë që ai ka pasur në Serie A. Fillimisht në stolin e Parmës, qe e mori në një moment të vështirë dhe e shpëtoi nga rënia, pastaj në vend të Simone Inzaghi në krye të Interit, pas finales së Champions League me PSG.
Vera e trajnerit rumun ishte e qetë dhe qëndrimi te Parma dukej i sigurt, deri në momentin që u telefonua nga Inter. “Do të qëndroja te Parma, do të rinovoja kontratën. Por Inter më kontaktoi pas largimit të Inzaghi dhe pata fatin të emërohesha trajneri i kësaj skuadre”, – ka thënë Chivu.
Brenda pak ditësh jeta e trajnerit të Inter ndryshoi, Chivu u gjend në një ambient që e njihte si lojtar, por që ndryshom shumë kur je trajner, sidomos nga pikëpamja e presionit: “Nuk ka kurrë paqe, je gjithmonë nën presionin e rezultateve. Luan çdo tri ditë, nuk ke kohë as për stërvitje”, – ka shtuar trajneri zikaltër.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




