Moti i keq, anulohet lundrimi i tragetit Vlorë-Brindisi

Linja e tragetit që lidh Vlorën me Brindisin ka anuluar lundrimin e sotëm drejt Italisë për shkak të motit të përkeqësuar. Edhe pse ka pasur fluks udhëtarësh, Kapitaneria e Portit të Vlorës ka njoftuar se erërat e forta kanë bërë të pamundur lundrimin e mjeteve lundruese, përfshirë edhe tragetin.
Në këto ditë të para të janarit, shumë shqiptarë që kthehen në Itali pas festave të fundvitit janë prekur nga pezullimi i lundrimeve. Kjo situatë ka shkaktuar shqetësim për ata që kishin planifikuar të udhëtonin drejt Italisë përmes këtij trageti.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




