Maresca: Chelsea është aty ku e meriton të jetë, ndërgjegjja ime është e pastër

“Lëre këtë botë pak më të mirë nga ç’e gjetët”. Enzo Maresca zgjodhi një citat evokues për t’i dhënë lamtumirën botës së Chelsea. Pas njoftimit të pasardhësit të tij, Rosenior, trajneri italian shkroi në mediat sociale një mesazh plot krenari për 18 muajt e tij në Londër. Maresca vlerësoi rezultatet e arritura në fushë, duke theksuar se si udhëtimi i tij filloi në ndeshjet kualifikuese të Ligës së Konferencës dhe kulmoi me kthimin e klubit në elitë.
“Po largohem me paqen e brendshme se e kam sjellë një klub prestigjioz përsëri aty ku meriton të jetë”, shkroi trajneri. Në lamtumirën e tij, ai falënderoi tifozët dhe lojtarët, duke kujtuar arritjet e pashlyeshme: kualifikimin për Ligën e Kampionëve, fitimin e Ligës së Konferencës dhe, mbi të gjitha, triumfin në Kupën e Botës për Klube. “Fitore që do t’i mbaj gjithmonë në zemër”, përfundoi Maresca, duke i uruar ekipit gjithë të mirat për të ardhmen.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




