Ferguson dhe Dovbyk, Roma rigjen sulmuesit

Java e 19-të e Serie A shënoi një rikthim te fitoret për Romën e Gian Piero Gasperini-t. Verdhekuqtë fituan 2-0 në Via del Mare kundër Lecce-s së Eusebio Di Francesco-s, duke e mbyllur gjysmën e parë të sezonit me 36 pikë.
Gasperini bëhet trajneri i gjashtë që fiton 1,000 pikë në Serie A pas Trapattonit, Rocco-s, Liedholm-it, Allegri-t dhe Spalletti-t. Ferguson zhbllokoi sfidën në minutën e 14-të, ndërsa një gol i Pisilli-t u anulua për pozicion jashtë loje në minutën e 38-të.
Pierotti humbi një shans të jashtëzakonshëm për të barazuar në minutën e 58-të, përpara se Dovbyk ta bënte rezultatin 2-0 në minutën e 71-të.
Humbja e mban Lecce-n në 17 pikë (me një ndeshje më pak të zhvilluar).
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




