Punësimi i të rinjve, në Shkodër mbetet prioritet edhe për 2026-ën

Aktualitet | 10 muaj më parë

Përmirësimi i shërbimeve me qëllim nxitjen e punësimit, veçanërisht të të rinjve, mbetet një nga prioritetet kryesore të Zyrës Rajonale të Punësimit në Shkodër edhe për vitin 2026.

Sipas drejtoreshës së kësaj zyre, Rozafa Zmijani, “viti 2025 ka rezultuar ndër më të suksesshmit për sa i përket përfshirjes së të rinjve në programet e punësimit, ndërkohë që për vitin aktual synohet zgjerimi i mëtejshëm i tregut të punës dhe rritja e mundësive për integrim profesional”.

Një tjetër fokus i rëndësishëm për vitin 2026 do të jetë asistenca dhe ndjekja e ecurisë së bizneseve të hapura nga punëkërkuesit në kuadër të programeve të punësimit, të mbështetura me grante nga qeveria. Gjatë pesë viteve të fundit, këto programe kanë krijuar mundësi konkrete për vetëpunësim dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Gazetar: A. Hoti              

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme