Nga “Peaky Blinders” tek “Operacioni anglez”, ja serialet për të mos i humbur në RTSH

RTSH ofron për publikun shqiptar dy seriale ndërkombëtare të suksesshme, të cilat kanë tërhequr vëmendje të madhe në ekranet europiane dhe tani janë të disponueshme edhe për shikuesit shqiptarë.
Në RTSH 1, transmetohet sezoni i parë i “Peaky Blinders”, serial britanik që ka fituar audiencë globale. Sezoni përbëhet nga gjashtë episode, ku ndërthuren krimi, drama dhe intriga, dhe transmetohet me nga dy episode çdo të hënë dhe të mërkurë, në orën 22:00.
Një nga serialet më të suksesshme të viteve të fundit, “Peaky Blinders”, nis transmetimin në RTSH 1 duke sjellë në ekran një histori që ka magjepsur publikun në mbarë botën dhe është kthyer në referencë të televizionit modern.
Që nga e hëna, 5 janar, në orën 22:00, shikuesit shqiptarë do të ndjekin rrugëtimin e jashtëzakonshëm të familjes Shelby, në Birmingham-in e viteve 1920, një botë e ndërtuar mbi ambicie, pushtet, besnikëri dhe përplasje të forta njerëzore.
RTSH do të transmetojë dy episode radhazi çdo të hënë dhe të mërkurë, duke krijuar një ritëm të veçantë shikimi për publikun që e do dramën e ndërtuar me tension, stil dhe emocione të forta.
Me një realizim vizual të veçantë, muzikë karakteristike dhe interpretim të jashtëzakonshëm nga Cillian Murphy në rolin e Tommy Shelby-t, seriali ka arritur të ndërtojë një identitet unik.
Përmes këtij prodhimi prestigjioz, RTSH vazhdon të pasurojë ofertën programore me përmbajtje të nivelit të lartë ndërkombëtar, duke forcuar primetime-in me histori që të mbajnë të lidhur me ekranin nga fillimi deri në fund.
📺 “Banda Peaky Blinders”, çdo të hënë dhe të mërkurë, ora 22:00, në RTSH1.
Një serial që nuk shikohet, thjesht përjetohet.
Njëkohësisht, RTSH po transmeton edhe serialin spanjoll “La Moderna”, një dramë historike e vendosur në Madridin e viteve ’30. Seriali ndjek rrugëtimin e Matildës, një vajzë e re që përballet me sfidat e një shoqërie konservatore dhe të dominuar nga burrat.
📺“La Moderna” transmetohet çdo ditë, nga e hëna në të premte, në orarin 19:00 – 20:00.
Kështu, shikuesit shqiptarë kanë mundësinë të ndjekin dy universë të ndryshëm: botën e errët dhe kriminale të Peaky Blinders, dhe dramat historike e emocionale të La Moderna, të dyja të realizuara me kujdes artistik, kostumografi të detajuar dhe aktorë të talentuar.
“Operacioni anglez”, seriali i ri i spiunazhit që vjen çdo të diel në RTSH 1 HD
RTSH 1 HD po sjell për publikun shqiptar një tjetër prodhim cilësor evropian: serialin spanjoll “Operacioni anglez”, i cili transmetohet çdo të diel në orën 20:30, me dy episode njëra pas tjetrës.
I vendosur në një nga periudhat më të ndërlikuara të historisë evropiane, seriali ndërthur me mjeshtëri dramën, spiunazhin dhe tensionin politik, duke ndërtuar një rrëfim të fuqishëm ku asgjë nuk është ashtu siç duket.
Një histori sekretesh, aleancash të rrezikshme dhe intrigash ndërkombëtare
“Operacioni anglez” zhvillohet në një qytet portual strategjik, ku përplasen interesat e fuqive të mëdha gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në qendër të ngjarjeve janë agjentë sekretë, diplomatë, civilë të përfshirë pa dashje në lojëra të rrezikshme, si dhe marrëdhënie njerëzore të testuara nga presioni i spiunazhit dhe luftës.
Çdo episod sjell zbulesa të reja, tradhti, dashuri të pamundura dhe vendime që ndryshojnë fatet e personazheve, duke mbajtur publikun në tension deri në minutën e fundit.
📺 Dy episode çdo të diel – një mbrëmje e plotë suspanse në RTSH 1
RTSH u ofron shikuesve një përvojë të plotë televizive çdo të diel mbrëma, duke transmetuar dy episode radhazi, duke e kthyer orën 20:30 në një takim të përjavshëm me dramën më të ndjekur spanjolle të momentit.
“Operacioni anglez” vjen si pjesë e strategjisë së RTSH për të sjellë në ekran prodhime cilësore ndërkombëtare, me histori të forta, realizim të lartë artistik dhe vlera të qarta kulturore.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




