Një pistë e re për sulmin e Juventusit, Carrasco është alternativa e Chiesa

Futboll Bota | 10 muaj më parë

Shfaqet një emër i ri në planet e merkatos dimërore të Juventusit. Yannick Ferreira Carrasco mund të lërë Al Shabab gjatë këtij muaji dhe klubi torinez ka marrë informacion për disponibilitetin e lojtarit.

Belgu duket si një okazion, pasi është një lojtar me eksperiencë të konsiderueshme ndërkombëtare. Për këtë arsye ai po ndiqet edhe nga klube të tjera europiane. Opsioni Carrasco fiton kuota mbi të gjitha për shkak të vështirësive që po has Juventusi në lidhje me rikthimin e Federico Chiesa.

Liverpool për momentin nuk e ka dhënë miratimin për shitjen e sulmuesit italian, kështu që klubi bardhezi po sheh në të njëjtën kohë të gjitha mundësitë e tjera, ku Carrasaco duket vërtet një profil interesant për trajnerin Spalletti. Më parë belgu ka luajtur për Atletico Madrid.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme