Gjirokastër, 83-vjeçarja bllokohet mes flakëve, zjarrfikësit e shpëtojnë
Një ngjarje e rëndë është shmangur pasditen e sotme në qytetin e Gjirokastrës, falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse.
Rreth orës 17:49, Drejtoria e Shërbimit Zjarrfikës (MZSh) është njoftuar nga Policia e Shtetit për një zjarr aktiv në një pallat në lagjen “18 Shtatori”. Flakët kishin përfshirë një apartament në katin e parë të ndërtesës.
Me të mbërritur në vendngjarje, efektivët zjarrfikës konstatuan se brenda banesës në flakë ndodhej e bllokuar një e moshuar. Shtetasja C. J., 83 vjeçe, nuk kishte pasur mundësi të dilte jashtë dhe ndodhej në gjendje asfiksie për shkak të tymit të dendur.
Efektivët kanë ndërhyrë mes rrezikut duke bërë të mundur nxjerrjen e të moshuarës nga banesa në kohë rekord. 83-vjeçarja është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe oksigjenim.
Pas evakuimit të banores, operacioni ka vijuar për shuarjen e vatrës së zjarrit. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur vënien e flakëve nën kontroll, duke shmangur përhapjen e tyre në apartamentet e tjera të pallatit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




