Nga RENEA, Forcat Operacionale te figurat e policisë-Vlerësohen me medalje mirënjohje në 113-vjetorin e Policisë së Shtetit
Në kuadër të 113 vjetorit të Policisë së Shtetit, janë akorduar 4 medalje mirënjohje dhe për rezultate të larta dhe 67 certifikata për shërbime të dalluara dhe certifikata karriere për strukturat policore dhe punonjës të Policisë së Shtetit në të gjithë vendin.
Gjatë ceremonisë u dorëzuan medaljet e akorduara për 2 struktura policore dhe u akorduan certifikatat për dy punonjës të Policisë së Shtetit.
Medalje mirënjohje i është akorduar Njësisë Speciale RENEA me motivacionin; “për profesionalizmin, guximin dhe reagimin e menjëhershëm në neutralizimin për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, si dhe për kontributin në finalizimin e operacioneve kundër krimit të organizuar, garantimin e rendit dhe sigurisë publike, medalje mirënjohje”.
Medaljen e ka tërhequr shefi i Njësisë Speciale, kryekomisar, Altin Dardha.
Medalja tjetër e mirënjohjes iu akordua Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale me motivicaionin; “për rezultate të arritura në goditjen e krimit të organizuar, kapjen e personave me rrezikshmëri të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar si dhe për bashkëpunimin efektiv me agjencitë ligjzbatuese me rrjetin ndërkombëtar ENFAST.”
Medaljen e tërhoqi drejtori i Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, kryekomistar, Mels Koçi.
Gjithashtu, janë akorduar medalje për rezultate të larta edhe figurave të tjera të Policisë së Shtetit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



