Dosja e Gërdecit, Fatmir Mediu kërkon ekspertizë për faksin “Për Shkëlzenin”
Në seancën e mbajtur në GJKKO për dosjen e Gërdecit, Fatmir Mediu ka kërkuar kryerjen e një ekspertize për një faks me mbishkrimin “Për Shkëlzenin”, që sipas tij është i falsifikuar.
Ky faks, i dërguar nga ish-ministri i Drejtësisë Aldo Bumçi në Ministrinë e Mbrojtjes, lidhej me hapjen e fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec dhe mbante shënimin emrin e Shkëlzen Berishës, djalit të kryeministrit të atëhershëm.
SPAK pretendon se faksi me shënimin “Për z. Shkëlzën Berisha” lidhej me hapjen e fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec dhe ndikoi në shkeljen e procedurave. Seanca e radhës do të mbahet më 22 janar.
Mediu akuzohet për shpërdorim detyre, ndërsa gjyqi vijon që nga prilli 2023.
Rihapja e çështjes pas 12 vitesh u nxit nga familja Durda, viktimë e shpërthimit ku humbën jetën 26 persona.
Gazetare: Lusi Përgjegji
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




