Gallagher firmos për Tottenham, mbyll aventurën me Atletico Madrid

Futboll Bota | 10 muaj më parë

Conor Gallagher është lojtari më i ri i Tottenham. Lajmi është bërë i ditur zyrtarisht nga vetë klubi londinez, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Mesfushori anglez është transferuar nga Atletico Madrid dhe bëhet fjalë për një blerje përfundimtare të kartonit të tij nga “Spurs”. Ai kaloi në vitin 2024 në La Liga dhe luajti rreth 40 ndeshje me Atletico. Lojtari mbyll kështu aventurën në Spanjë dhe rikthehet në Premier League, ku më parë ka veshur fanellën e Chelsea.

“Doja të bëhesha një lojtar i Tottenham dhe klubi për fat të mirë kërkonte të njëjtën gjë. Ishte shumë e lehtë, ndodhi gjithçka shumë shpejt dhe jam gati që të zbres në fushë”, – ka deklaruar Gallagher, pasi firmosi kontratën e re. Mesfushori është pjesë e kombëtares angleze dhe synon që të mos e humbasë vendin për Botërorin e kësaj vere.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme