Putin: Rusia vazhdon të kërkojë zgjidhje paqësore të konfliktit në Ukrainë

Me referenca ndaj skenës ndërkombëtare globale, si dhe të ardhmes së luftës në Ukrainë, Presidenti rus Vladimir Putin teksan shoqëroi ceremoninë e dorëzimit të kredencialeve ambasadorëve të rinj të huaj në Kremlin, në paraqitjen e tij të parë publike të vitit të ri tha se Rusia vazhdon të kërkojë zgjidhje paqësore të konfliktit në Ukrainë.
“Ne besojmë se do të ishte e vlefshme të ktheheshim në një diskutim thelbësor mbi këto çështje, në mënyrë që të përcaktonim kushtet në të cilat mund të arrihet një zgjidhje paqësore e konfliktit në Ukrainë, dhe sa më shpejt aq më mirë”, tha udhëheqësi rus.
Megjithatë, ai vuri në dukje se: “Jo të gjithë janë gati për këtë, përfshirë Kievin dhe kryeqytetet që e mbështesin atë, por shpresojmë që njohja e kësaj nevoje do të vijë herët a vonë. Deri atëherë, Rusia do të vazhdojë të ndjekë vazhdimisht qëllimet e saj. Nuk është rastësi që thonë: paqja nuk vjen vetvetiu ajo ndërtohet çdo ditë. Paqja kërkon përpjekje, përgjegjësi dhe një zgjedhje të vetëdijshme”, tha ndër të tjera Vladimir Putin dhe sqaroi se “siguria e vendeve nuk mund të sigurohet në kurriz të të tjerëve. Kriza ukrainase u shkaktua nga injorimi i interesave legjitime të Rusisë”.
Lidhur me marrëdhëniet dypalëshe, Presidenti rus ishte i qartë duke thënë se “Moska është e gatshme të rikthehet në dialogun me vendet evropiane”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




