Manovrat tek Inter/ “Jo” Gallatasarajit për Çalhanoglu, Anglia hyn në lojë për Frattesi

Bournemouth dhe Nottingham Forest futen në garë për lojtarin italian, kurse për mesfushnorin turk nuk bëhet fjalë që të shitet nga zikaltrit.
Lojtarët e Inter kërkohen në Turqi dhe në Angli. Davide Frattesi është i pari që mund të lërë zikaltrit, me Juventusin që e kërkon, por edhe dy klubet e mëdha turke, Gallatasaraj dhe Fenerbahçe.
Ditët e fundit për mesfushorin ka avancuar pista angleze, ku Bournemouth dhe Nottingham Forest kanë nisur kontaktet me njerëzit pranë lojtarit. Interi kërkon 35 milionë euro për Frattesi dhe nga Premier League nuk ka ende një ofertë zyrtare.
Në anën tjetër, Interi i ka thënë një “Jo” të thatë Gallatasarajit për mesfushorin tjetër, Hakan Calhanoglu. Klubi turk ofron 13 milionë euro, por Calhanoglu është një pikë e fortë e skuadrës dhe trajneri Chivu nuk do të privohet nga një lojtar i tillë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




