Tentoi të kalonte kufirin me 38 mijë dollarë të fshehura në trup, arrestohet 67-vjeçari në Kapshticë

Aktualitet | 10 muaj më parë

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë ka goditur një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi, duke ndaluar një 67-vjeçar në dalje të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë.

Shtetasi Gj. F., banues në Korçë, tentoi të fuste të fshehura në trup 38 mijë dollarë amerikanë, të cilat u sekuestruan menjëherë nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimit.

Në vijim të kontrollit, specialistët kryen verifikime edhe në banesën e tij, ku gjetën dhe sekuestruan 35 mijë euro të tjera. Shumat monetare u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa ndaj 67-vjeçarit u referuan materialet në Prokurori për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme