Rivlerësimi i pronave me tatim 5% – Ekspertët: Ligji i ri lehtëson barrën fiskale dhe nxit formalizimin e tregut imobiliar
Ligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme u miratua në muajin dhjetor nga Kuvendi dhe do të jetë në fuqi përgjatë gjithë vitit. Ky ligj u jep mundësi qytetarëve dhe bizneseve të rivlerësojnë pronat e tyre në përputhje me çmimet aktuale të tregut. Juristi, Alban Duraj e cilëson këtë masë si një hap pozitiv, që lehtëson barrën fiskale për pronarët.
“Për mendimin tim mendoj që është pozitive për të gjithë ato qytetar të cilët kanë planë afat mesëm apo afatgjatë që ta shesin pronën e tyre është mirë që ta kryejnë këtë proces”, u shpreh juristi Duraj.
“Qëllimi i 5% është formalizimi i tregut dhe i vlerës së pronës dhe ka ndikim pozitiv”, u shpreh ekspertja.
Ndërkohë, ekspertët e pasurive të paluajtshme vlerësojnë se procedurat e thjeshta do të rrisin interesin dhe do të çojnë në një rivlerësim më real të pronave në treg.
“Nuk ka dokumentacione të vështira të cilat duhet të paraqiten për këtë rivlerësim përveç certifikatës së pronësisë”, tha ekspertja.
“Dokumentacioni është farë i thjeshtë. Çdo qytetar që dëshiron të rivlerësojë pronën me çmimin e referencës mjafton që të bëj një aplikim së bashku me dokumentacionin e tij të pronësisë”, tha Duraj.
Sipas Juristit, Risia kryesore është aplikimi i tatimit prej 5% mbi vlerën e rivlerësuar të pronës për qytetarët që synojnë shitjen e saj. Sipas tij, ligji nxit formalizimin e tregut imobiliar dhe rrit transparencën.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




