Përmbytjet në Kurbin – Specialistët sugjerojnë investime për rritjen e kapaciteteve të hidrovorëve
Përmbytjet që përfshinë Kurbinin gjatë muajve nëntor dhe janar kanë sjellë në vëmendje funksionimin e sistemit kullues në këtë zonë.
Specialisti i Bujqësisë dhe Kullimit, Gjergj Çuli, thotë se hidrovori i Adriatikut ka funksionuar normalisht, por nuk arrin të largojë ujërat kur ka reshje me intensitet të lartë në një hark kohor shumë të shkurtër.
Si zgjidhje për të shmangur përmbytjet, ai sugjeron vendosjen e pompave të reja me kapacitet më të lartë, si dhe mbajtjen nën monitorim të vazhdueshëm të skarpareve dhe kanaleve kulluese, në mënyrë që të mos bllokohen nga mbeturinat.
Bashkia e Kurbinit ishte një ndër zonat më të prekura nga moti i keq në fillim të janarit, ku vërshimi i ujërave përmbyti rreth 2500 hektarë tokë bujqësore dhe afro 250 banesa, duke shkaktuar dëme të shumta, kryesisht në Njësitë Administrative Mamurras dhe Fushë-Kuqe.
Gazetare: Heriselda Durmishi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




