Proda pret në takim Kuestorin e Romës: Bashkë për të luftuar krimin e organizuar  

Aktualitet | 10 muaj më parë

Kuestori i Romës, Drejtori i Policisë së Kryeqytetit, Roberto Massucci, së bashku me delegacionin që e shoqëronte, zhvilloi një vizitë kortezie në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

Gjatë takimit, Massucci falenderoi Drejtorin e Përgjithshëm Ilir Proda, për pritjen, dhe vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë që ekziston mes dy policive.

Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, siguroi Kuestorin e Romës se Policia e Shtetit është e vendosur të bashkëpunojë ngushtësisht me partnerët italianë dhe ata ndërkombëtarë. Ai theksoi se bashkëpunimi me Policinë italiane përbën një shembull shumë të mirë, përmes shkëmbimit të informacionit, krijimit të skuadrave të përbashkëta hetimore dhe operacionale, si dhe realizimit të trajnimeve dhe shkëmbimit të eksperiencave.

Gjatë takimit u shkëmbyen gjithashtu eksperienca mbi menaxhimin e situatave të ndryshme, u vlerësua roli dhe mbështetja e ambasadës italiane në Tiranë, si dhe u dakordësua forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve, përfshirë zgjerimin e bashkëpunimit edhe me Kuesturën e Romës.  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme